Aktualitet

"Mjekësia shqiptare më vrau vëllanë", motra e Leo Sadikut para Ministrisë së Shëndetësisë: QSUT nuk i bëri asnjë ekzaminim! I lënë fëmijët të vdesin, kjo është Shqipëria

Sadiku shtoi se QSUT nuk i bëri asnjë ekzaminim dhe se ata dalin me pretendime të rreme. Ajo thekson se mjekët nuk i bënë të vëllait asnjë eko zemre, skaner apo një matje tensioni.

18 Shkurt 2025, 17:34 Nga N.F
"Mjekësia shqiptare më vrau vëllanë", motra e Leo
Motra e Leo Sadikut

TIRANË- Një protestë po zhvillohet pasditen e sotme para Ministrisë së Shëndetësisë në lidhje me vdekjen e dy të rinjve Leo Sadikut dhe Martin Canit. E pranishme në këtë protestë është edhe motra e Leos, Anastasia Sadiku. Motra e të ndjerit gjatë fjalës së saj u shpreh se mjekësia shqiptare i vrau vëllanë.

Sadiku shtoi se QSUT nuk i bëri asnjë ekzaminim dhe se ata dalin me pretendime të rreme. Ajo thekson se mjekët nuk i bënë të vëllait asnjë eko zemre, skaner apo një matje tensioni. Anastasia ka shtuar se nuk do të ndalet derisa të gjejë drejtësi për të vëllanë. Sipas saj mjekët i lënë fëmijët të vdesin dhe se kjo është Shqipëria.

"Vëllai im ndërroi jetë, teksa disa mjekë nuk dinin të bënin punën. Mjekësia shqiptare më vrau vëllanë. Ata pa pikë mëshire vendosën ta vrisnin. QSUT nuk i bëri asnjë ekzaminim, ata dalin me pretendime të rreme. Ata nuk i kanë bërë një eko zemre, një skaner, një matje tensioni, si i bëjnë ato betime ata. Dhe sa fëmijë të tjerë do vriten si vëllai im?

Nuk do të ndalem derisa për vëllanë tim të gjej drejtësi. Ata e vranë Leon, nuk bënë asgjë. Mjekët nuk bënë asgjë. Si mund ta lësh një nënë pa bir, ku do të rritemi ne në këtë Shqipëri. I lënë fëmijët të vdesin, kjo është Shqipëria. Kur ky shtet do kujdeset për fëmijët?" tha motra e Leos.

motra e leo sadikut martin cani anastasia sadiku

Sondazh

Poll