Aktualitet

Tre muaj nga vrasja e Martin Canit, qytetarët mblidhen te shkolla “Fan Noli”, vendosin lule në nder të kujtimit të tij

Familjarët kanë kërkuar drejtësi për Canin. Ata kanë kërkuar zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes, pasi kanë dyshime se në krim janë përfshirë edhe persona të tjerë të cilët sipas tyre vijojnë të jenë të lirë.

18 Shkurt 2025, 17:29 Nga B.Z
Tre muaj nga vrasja e Martin Canit, qytetarët mblidhen te shkolla
Pamje nga protesta

TIRANË - Qytetarë dhe familjarë të 14-vjeçarit Martin Cani, i cili humbi jetën pas konfliktit në shkollën 9 vjeçare Fan Noli, kanë dalë në protestë këtë pasdite. Ata kanë mbledhur në ambjentet e shkollës teksa kanë vendosur edhe lule në nder të kujtimit të tij. Familjarët kanë kërkuar drejtësi për Canin. Ata kanë kërkuar zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes, pasi kanë dyshime se në krim janë përfshirë edhe persona të tjerë të cilët sipas tyre vijojnë të jenë të lirë.

Pas protestës para shkollës “Fan Noli”, protestuesit iu bashkuan tubimit qytetar para Ministrisë së Shëndetësisë për vdekjen e të miturit, Leo Sadiku.

Martin Cani humbi jetën mesditën e 18 nëntorit pasi u qëllua me thikë në bark nga bashkëmoshatari i tij, Mario Përlleshaj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një konflikti mes dy të miturve që ka degraduar në përdorimin e thikës. Mario Përlleshaj dyshohet se ka qenë në klasë paralele me viktimën, në shkollën 9-vjeçare 'Fan Noli'. Konflikti mes të miturve raportohet se ka nisur në oborrin e shkollës, ndërsa ka agravuar jashtë ambienteve të saj.

Autori ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar mbi 14-vjeçarin, Martin Cani. Pasi është goditur me thikë, Cani është afruar tek shkolla, ka ecur disa metra dhe pasi ka nisur të humbë gjak, është rrëzuar në trotuarin para shkollës. Si pasojë e plagëve të marra, Cani ka ndërruar jetë në spital. I plagosur nga ky sherr ka mbetur edhe shoku i ngushtë i viktimës, Luis Meçja i cili nuk mësonte në të njëjtën shkollë me to, po stërviteshin në të njëtin klub futbolli. I plagosur mbeti edhe vetë autori, i cili mori dëmtime në dorë dhe u trajtua në spital privat për disa ditë pas ngjarjes së rëndë.

Sondazh

Poll