Aktualitet

U kap me kokainë në çorape, arrestohet 49-vjeçari shqiptar! Tenton tu ik autoriteteve italiane, plagoset polici bashkiak

Oficerët e kapën të dyshuarin pak momente pasi mori mallin pas një gardhi ku e kishte fshehur dhe e futi në çorape.

18 Shkurt 2025, 16:34 Nga E. D
U kap me kokainë në çorape, arrestohet 49-vjeçari
foto ilustruese

ITALI- Një 49-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi iu gjetën mbi 100 gramë kokainë të fshehura në çorape. Mediat vendase shkaruajnë se agjentët e komisariatit të Policisë së Shtetit në San Giovanni dhe punonjësit e policisë bashkiake kanë hyrë në aksion në kuadër të aktiviteteve të planifikuara së bashku, për parandalimin e trafikut të drogës dhe krimeve të grabitjeve.

Oficerët e kapën të dyshuarin pak momente pasi mori mallin pas një gardhi ku e kishte fshehur dhe e futi në çorape. Informimi nga banorët e zonës bëri që oficerët ta mbikëqyrnin lëvizjen e tij. Gjithashtu bëhet e ditur se ahqiptari, i hipur në një skuter, tentoi të kalonte postbllokun, por u ndalua. Në tentativë për të mbajtur nën kontroll 49-vjeçarin, një punonjës i policisë bashkiake ka mbetur i plagosur lehtë, me plagë të cilat janë cilësuar të shërueshme në 3 ditë. 

policia italaine

Sondazh

Poll