Aktualitet

U qëllua me plumb në kokë nga partneri, niset drejt Spitalit të Traumës Anila Prendushi

Prendushi u qëllua me armë zjarri nga 34-vjeçari Kolë Manaj, paraditen e kësaj të marte në Shkodër, i cili pasi qëlloi 45-vjeçaren vrau veten. Prendushi u dërgua fillimisht në spitalin e Shkodrës por më pas gjendja e saj ëhstë rënduar dhe është nisur drejt Traumës në kryeqytet.

18 Shkurt 2025, 15:57 Nga B.Z
U qëllua me plumb në kokë nga partneri, niset drejt Spitalit
Anlia Prendushi

TIRANË - 45-vjeçarja Anila Prendushi e cila u plagos me plumb në kokë nga partneri i saj në Shkodër, është nisur drejt spitalit të Traumës për ndihmë të specializuar mjekësore.

Prendushi u qëllua me armë zjarri nga 34-vjeçari Kolë Manaj, paraditen e kësaj të marte në Shkodër, i cili pasi qëlloi 45-vjeçaren vrau veten. Prendushi u dërgua fillimisht në spitalin e Shkodrës por më pas gjendja e saj është rënduar dhe është nisur drejt Traumës në kryeqytet.

45-vjeçarja ishte e divorcuar dhe nënë e 3 fëmijëve. Pas divorcit, ajo kishte nisur një lidhje dashurie me Kolë Manajn, me të cilin bashkëjetonte prej 5 vitesh. Dyshohet se rreth dy javë më parë, nëna e tre fëmijëve kishte vendosur t’i jepte fund lidhjes me 34-vjeçarin. Por Manaj e kishte kundërshtuar këtë dhe gjatë takimit që patën ditën e sotme 34-vjeçari ka kryer aktin ekstrem duke qëlluar me plumb Prendushin dhe më pas duke vrarë vetën.

 

Sondazh

Poll