Aktualitet

Thyen xhamat e një marketi dhe grabitën paratë, arrestohen dy adoleshentët në Vlorë, procedohet bashkëpunëtori i tyre

Policia sqaron se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës, ku tre të rinjtë në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë thyer xhamat e marketit dhe kanë grabitur 20 000 lekë.

18 Shkurt 2025, 15:18 Nga B.Z
Thyen xhamat e një marketi dhe grabitën paratë, arrestohen dy
Foto ilustruese

VLORË - Dy të rinj janë arrestuar nga Policia në Vlorë dhe një tjetër është proceduar penalisht pasi akuzohen se kanë grabitur para nga një market në lagjen "29-Nëntori".

Policia sqaron se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës, ku tre të rinjtë në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë thyer xhamat e marketit dhe kanë grabitur 20 000 lekë.

Si rezultat janë arrestuar dy nga të rinjtë G. M., 26 vjeç, një 17-vjeçar, ndërsa është proceduar bashkëpuntori i tyre një 16-vjeçar.

Njoftimi i Policisë Vlorë:

“Menjëherë pas njoftimit se në orët e para të mëngjesit të datës 16.02.2025, ishin vjedhur me thyerje, 20 000 lekë, në një market në lagjen “29 Nëntori”, strukturat hetimore dhe operacionale të Komisariatit të Policisë Vlorë kanë organizuar punën për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetasin/t përgjegjës.

Si rezultat u identifikuan të tre autorët e vjedhjes, konkretisht shtetasi G. M., 26 vjeç, një 17-vjeçar dhe një 16-vjeçar. 26-vjeçari dhe 17-vjeçari u vunë në pranga, ndërsa 16 vjeçari u procedua në gjendje të lirë, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.

Po hetohet për të dokumentuar vjedhje të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.

grabitje vlore

Sondazh

Poll