Bota

Gjykata dënon me rreth 4 vite burg drejtorin e fushatës elektorale të Presidentit Trump

11 Mars 2019, 08:34 Nga DOSJA
Gjykata dënon me rreth 4 vite burg drejtorin e fushatës elektorale

SHBA- Gjykata e Virxhinias, ka dënuar me 47 muaj burg, drejtorin e fushatës elektorale të Presidentit të SHBA-ve, Paul Manafort.

Sipas medieve ndërkombëtare thuhet se drejtori i fushatës elektorale të Trump, është dënuar të enjten e kaluar, ndërsa akuzohet për mashtrim me taksat.

Politikani 69-vjeçar, u përball me kërkesën për burg në masën 10 vite e gjysëm deri në 24 vite burg, për akuzat e sjella nga prokurori special Robert Mueller.

Para njoftimit të vendimit të tij, gjyqtari T.S. Ellis e quajti atë varg “të tepruar” dhe tha se Manafort “ka jetuar një jetë tjetër të paqortueshme”.

“Më lejoni të jem i qartë: udhëzimet do të sugjeronin se dënimi është një kalkulim, nuk është, është një gjykim”, tha Ellis.

Akuzat kanë të bëjnë me periudhën kur Manafort shërbente si lobues në Ukrainë për një periudhë 10-vjeçare deri në vitin 2014. Ai i ka fshehur administratës së taksave në Uashington mbi 60 milionë Dollarë të ardhura nga funksionet e tij përfshirë edhe atë të këshilltarit të ish-Presidentit pro-rus të Ukrainës, Viktor Janukoviç, postin e këshilltarit që ka mbajtur nga 2004 deri në 2010. Hetimet zbuluan se të ardhurat i kishte fshehur në llogari bankare “off-shore” kryesisht në Qipro.

Po ashtu prokurori special Robert Muller, po heton rreth dyshimeve se shërbimet sekrete ruse ndërhynë në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016 për të ndihmuar në fitoren e Donald Trump.

Nga ana tjetër ka dyshime se Manafort ka pasur kontakte të fshehta me diplomatë të Moskës para dhe gjatë fushatës presidenciale.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota dënohet manafort em rreth 4 vite burg fshehje taksash paul manafort dënohet manafort em rreth 4 vite burg fshehje taksash paul manafort

Sondazh

Poll