Sport

ZYRTARE/ Holandezi John van't Schip, trajneri i ri i Armenisë…

Holandezi John van't Schip u emërua trajner i kombëtares armene të hënën. Tekniku 61-vjeçar mbërrin me asistent bashkatdhetarin e tij Aron Winter.

17 Shkurt 2025, 19:21 Nga DOSJA
ZYRTARE/ Holandezi John van't Schip, trajneri i ri i Armenisë…

ARMENI - E 100-ta në renditjen e FIFA-s, Armenia ka trajnerin e saj të ri. Këtë të hënë, Federata e Armenisë (FFA) njoftoi se kishte arritur një marrëveshje me John van't Schip, i cili ka mbetur pa pozicion që nga largimi i Ajax Amsterdamit nëntorin e kaluar (ai ishte asistent teknik atje pas një periudhe në stol gjatë sezonit 2023-2024).

Holandezi 61-vjeçar, tashmë asistent i Marco Van Basten në krye të Portokallinjve mes viteve 2004-2008, rikthehet në futbollin ndërkombëtar pas një eksperience në stolin e Greqisë (2019-2021).

Ndërsa ai ka nënshkruar një kontratë njëvjeçare (plus një opsionale), kampioni evropian i vitit 1988 do të ndihmohet në misionin e tij nga ish-partneri i tij i kombëtares Aron Winter (57 vjeç), gjithashtu fitues i Euros në Gjermaninë Perëndimore.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll