Sport

Flick i befasuar: “Kam parë një video të Yamal dhe Cubarsit kur ishin nga 11 vjeç”…

"Të gjithë lojtarët që vijnë nga La Masia janë të veçantë, e pashë dje në atë video të tyre në moshën 11-vjeçare, se si ata luajtën, si festuan golat... dhe tani e bëjnë këtë në të njëjtën mënyrë. Ata e njohin njëri-tjetrin”

17 Shkurt 2025, 18:04 Nga DOSJA
Flick i befasuar: “Kam parë një video të Yamal dhe Cubarsit

SPANJE - "Ajo që duhet të them është se shumë herë nuk e shikojmë renditjen. Ka ende një rrugë të gjatë për të bërë. Ne duam të tregojmë se çfarë po bëjmë. Jam i lumtur, ata po argëtohen... Rayo po bëjnë një punë të jashtëzakonshme. Ata më kishin thënë tashmë, në sulm, në mundësitë... ata po e bëjnë shumë mirë." 

Hansi Flick foli në këtë mënyrë në konferencën për shtyp përpara ndeshjes së sonte mes Barcelonës dhe Rayo Vallecanos, e cila mund t'i bëjë ata të parakalojnë Atléticon dhe të barazojnë me liderët e ligës, Real Madrid.

Gjatë pyetjeve të gazetarëve, trajneri i Blaugranas u përqendrua më pas te Lamine Yamal: "Ne gjithmonë flasim me lojtarët për pozicionimin e tyre, çfarë mund të bëjnë në fushë... dhe çfarë duhet të bëjnë për të shënuar gola.

Dje (pardje) pashë një video kur Marc Bernal dhe Lamine ishin nga 11 vjeç dhe ishte e pabesueshme se si luanin për të shënuar gola. Kjo ambicie vlerësohet dhe më pëlqen shumë Lamine, ka cilësitë për të shënuar gola”.

Për Pau Cubarsín, i cili ka rinovuar kontratën e tij me klubin katalanas deri në vitin 2029: "Të gjithë lojtarët që vijnë nga La Masia janë të veçantë, e pashë dje në atë video të tyre në moshën 11-vjeçare, se si ata luajtën, si festuan golat... dhe tani e bëjnë këtë në të njëjtën mënyrë.

Ata e njohin njëri-tjetrin. Mjedisi, atmosfera që ti merr frymë... dhe unë e shoh shumë mirë atë 18 vjeç dhe duket si një lojtar me përvojë të madhe. Ai është shumë i mirë në mbrojtje dhe cilësia e tij është e jashtëzakonshme”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll