Sport

Bayern, poker rinovimi me Kimmich? Presidenti: "Ai e di se çfarë ka këtu"

"Në fund do të jetë në dorën e tij të vendosë, por unë mendoj se ai gjithashtu e di se çfarë ka te Bayern Munich".

17 Shkurt 2025, 18:21 Nga DOSJA
Bayern, poker rinovimi me Kimmich? Presidenti: "Ai e di se

GJERMANI - Pas rinovimeve të Alphonso Davies, Neuer dhe Musiala, Bayern Munich po vazhdon me planifikimin e skuadrës dhe tashmë mungon vetëm firma e Joshua Kimmich.

Sportivisht, gjithçka po shkon mirë te Bayerni, pavarësisht barazimit 0-0 me Leverkusenin, bavarezët janë ende në krye të tabelës dhe diferenca prej tetë pikësh në Bundesligë është e konsiderueshme.

Ndërkohë, megjithatë, Joshua Kimmich mbetet rrezikshëm jashtë kontratës në fund të sezonit dhe disa klube të huaja kanë lëvizur për të kërkuar informacion mbi situatën dhe për të tentuar ta rrëmbejnë 30-vjeçarin e gjithanshëm nga Bayerni.

Por bisedimet mes lojtarit gjerman dhe drejtuesve të klubit të tij aktual kanë vazhduar prej muajsh: “Dëshiron një ekip me të cilin mund të luftojë për tituj”, tha presidenti  Herbert Hainer për ‘Blickpunkt Sport’ në BR24.

Optimizëm i kujdesshëm. "Bayerni është gjithmonë i gatshëm të vendosë objektiva sportive shumë ambicioze. Mendoj se ato që kanë bërë muajt e fundit janë sinjale pozitive për të (Kimmich)", shtoi numri një i Bayernit.

Ai vetë thotë se është "me kujdes optimist" për një rinovim të mundshëm të kontratës për Kimmich: "Në fund do të jetë në dorën e tij të vendosë, por unë mendoj se ai gjithashtu e di se çfarë ka te Bayern Munich". Mbetet vetëm të shikojmë të shpaloset historia, e cila në planin afatgjatë bëhet një mister gjithnjë e më i pazgjidhur.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll