Bota

Ambasadori rus në OKB: Britania dhe BE nuk mund të jenë palë në asnjë marrëveshje për Ukrainën, janë të verbuar nga rusofobia

Gjatë fjalës së tij nuk munguan dhe komentet e ashpra për presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ku sipas tij ishte ai që futi vendin në konflikt. 

17 Shkurt 2025, 22:44 Nga r.ll
Ambasadori rus në OKB: Britania dhe BE nuk mund të jenë palë
vasily nebenzia

SHBA- Vasily Nebenzya, ambasadori i Rusisë në OKB, deklaroi se Britania dhe Bashkimi Evropian nuk mund të jenë palë në asnjë marrëveshje të ardhshme paqeje për Ukrainën.

Gjatë një takimi të Këshillit të Sigurimit të hënën, ai u shpreh: "Ata janë të verbuar nga rusofobia primitive dhe dëshira e tyre maniake për të shkaktuar disfatë në vendin tonë, duke përdorur ukrainasit që kanë mbetur".

Gjatë fjalës së tij nuk munguan dhe komentet e ashpra për presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ku sipas tij ishte ai që futi vendin në konflikt. 

Ai e përshkruajti Zelenskyn si një “komedian profesionist ukrainas”, duke iu referuar karrierës së tij të mëparshme dhe tha se ai “ka frikë nga zgjedhjet” dhe po bën çdo gjë të mundshme për t’i zvarritur ato. Ambasadori përfundoi fjalën e tij duke thënë se Ukraina nuk duhet të jetë një shtet i militarizuar, por neutral dhe jo pjesë e ndonjë blloku apo aleance.

vasily nebenzia

Sondazh

Poll