17 Shkurt 2025, 20:49
Nga N.F
Papa Françesku
ITALI- Sëmundja e Papës është me sa duket më e rëndë se sa pritej. Mjekët duhet të trajtojnë disa patogjenë në traktin e frymëmarrjes. Qëndrimi i tij në spital mund të zgjatet. Sipas Vatikanit, Papa Françesku vuan nga një gjendje klinike "komplekse”. Analizat kanë treguar një "infeksion polimikrobial të traktit respirator”. Me këtë, mjekët nënkuptojnë se komunitetet bakteriale, që janë të vështira për t'u trajtuar, janë zhvilluar në mushkëri.
Ndryshim i trajtimit, qëndrim më i gjatë në spital
Diagnoza çoi në një ndryshim të ri në trajtim, shpjegoi Vatikani. 88-vjeçari, i cili u shtrua në spitalin Gemelli të Romës të premten me bronkit, duhet të qëndrojë në spital. Trajtimi i tij u desh të modifikohej tashmë të shtunën.
Nuk u dha asnjë afat kohor për shtrimin e tij në spital, por kompleksiteti i simptomave të tij "do të kërkojë një qëndrim të përshtatshëm në spital". Mjekët e urdhëruan të pushonte plotësisht. Papa prej javësh vuan nga probleme të frymëmarrjes dhe një kollë.
Pas një "nate të qetë"
Audienca e përgjithshme e Papës të mërkurën u anulua. Vatikani nuk pranoi të komentojë mbi pneumoninë ose një përkeqësim të përgjithshëm të gjendjes së tij. Papa ishte në humor të mirë, tha zëdhënësi Matteo Bruni para gazetarëve në sallën e shtypit të Vatikanit.
Bruni kishte raportuar më parë se Françesku kishte fjetur mirë dhe kishte kaluar një natë të qetë. Ashtu si të dielën, Papa hëngri mëngjes dhe lexoi disa gazeta. Trajtimet mjekësore do të vazhdojnë.
Papa i dytë më i moshuar në histori
Françeskut i mungon një pjesë e mushkërisë së djathtë që nga një operacion në moshë të re. Në moshën 88-vjeçare, ai është Papa i dytë më i vjetër në histori. Pasardhësi i Benediktit XVI, ai ka mbajtur detyrën që nga marsi 2013.
Prej disa kohësh ishte e qartë se shëndeti i tij po rëndohej. Zëri iu ndërpre disa herë gjatë daljeve publike. Ai pothuajse nuk është larguar nga rezidenca e tij në Vatikan. Ky është shtrimi i katërt i Françeskut në spital që nga zgjedhja e tij në krye të komunitetit global katolik. Françesku është kreu i 1.4 miliardë katolikëve në mbarë botën./DW
papa françesku
Bota
17 Shkurt 2025, 20:29
N.F
Hampton Dellinger
SHBA- Administrata e Presidentit Donald Trump iu drejtua Gjykatës së Lartë për të ndërhyrë në p&e...
Bota
17 Shkurt 2025, 20:24
r.ll
olaf scholz
GJERMANI- Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka bërë thirrje të hënën për unitet mes Evropës dhe Shteteve të...
Bota
17 Shkurt 2025, 19:24
r.ll
sheinbaum
MEKSIKË- Meksika do ta çojë Google në gjykatë nëse hartat e shfaqura për përdoruesit me baz&...
Bota
17 Shkurt 2025, 19:15
r.ll
aleksander vucic dhe viktor orban
BUDAPEST- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë të hënën në B...
Bota
17 Shkurt 2025, 18:11
r.ll
volodymyr zelenskyy
KIEV- Ukraina nuk do të marrë pjesë në bisedimet mes zyrtarëve amerikanë dhe atyre rusë në Arab...
Bota
17 Shkurt 2025, 16:15
N.F
Foto ilustruese
SHBA- Kalifornia qendrore ndodhet aktualisht në sezonin e mbledhjes së luleshtrydheve dhe agrumeve. Por disa punëtorë f...
Bota
17 Shkurt 2025, 15:34
r.ll
ursula von der leyen
PARIS- "Siguria e Evropës është në një pikë kthese", kështu është shprehur në mesazh...
Bota
17 Shkurt 2025, 15:30
N.F
Lavrov
RUSI- Ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov vuri në pikëpyetje rolin e Evropës në negociatat e paqes për...
Bota
17 Shkurt 2025, 15:28
r.ll
olaf scholz
GJERMANI- Qeveria gjermane ka deklaruar se është e gatshme të dërgojë trupa për të mbështetur një ...
Bota
17 Shkurt 2025, 15:21
N.F
Takimi
RIAD- Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio mbërriti (sot) të hënën në Arabinë Saudite për një sër&...