Bota

Përmbyset avioni në pistë në aeroportin e Torontos, plagosen 8 persona, ende nuk dihen shkaqet e aksidentit (VIDEO)

Sipas informacioneve fillestare, tetë persona kanë mbetur të lënduar, por nuk dihet shkalla e plagëve.

17 Shkurt 2025, 21:57 Nga N.F

Përmbyset avioni në pistë në aeroportin e Torontos, plagosen

Avioni i rrëzuar

TORONTO- Një avion Delta 4819 u rrëzua gjatë uljes në Aeroportin Ndërkombëtar të Toronto Pearson. Avioni u kthye përmbys dhe mori flakë në një moment pasi arriti në pistë. Avioni po fluturonte nga Minneapolis, SHBA.


Për momentin nuk dihen shkaqet e aksidentit. Sipas informacioneve fillestare, tetë persona kanë mbetur të lënduar, por nuk dihet shkalla e plagëve. Në një deklaratë të administratës së aeroportit në X, theksohet se nuk ka të vdekur në mesin e pasagjerëve dhe ekuipazhit. 

përmbyset avioni në pistë në aeroportin e torontos

Sondazh

Poll