Bota

10 të vdekur nga përmbytjet në SHBA, mijëra shtëpi mbetën pa energji elektrike (VIDEO)

Guvernatori i Kentakit, Andy Beshear tha se nëntë persona kishin vdekur në shtetin e tij pasi ai shpalli gjendjen e jashtëzakonshme.

17 Shkurt 2025, 22:31 Nga N.F
10 të vdekur nga përmbytjet në SHBA, mijëra shtëpi
Përmbytjet

SHBA- 10 persona kanë vdekur në lindje të Shteteve të Bashkuara për shkak të përmbytjeve të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm që ranë gjatë fundjavës. Guvernatori i Kentakit, Andy Beshear tha se nëntë persona kishin vdekur në shtetin e tij pasi ai shpalli gjendjen e jashtëzakonshme. Përafërsisht 1000 njerëz të bllokuar nga përmbytjet u shpëtuan.


Në Gjeorgji, një burrë dha frymën e fundit teksa ishte shtrirë në shtratin e tij pasi u shtyp nga një pemë e shkulur. Reshje të mëdha shiu ranë në Kentaki, Xhorxhia, Alabama, Misisipi, Tenesi, Virxhinia, Virxhinia Perëndimore dhe Karolina e Veriut. Këto shtete u goditën nga Uragani Helen shtatorin e kaluar.

Mijëra shtëpi mbetën pa energji elektrike, ndërsa në Kentaki, shirat e dendur shkaktuan ngritjen e nivelit të lumenjve dhe fundosjen e makinave. Midis njerëzve që vdiqën në Kentaki ishin një nënë dhe fëmija i saj shtatë vjeçar dhe një burrë 73 vjeçar.

Donald Trump autorizoi Agjencinë Federale të Menaxhimit të Emergjencave (Fema) për të koordinuar përpjekjet për riparimin e dëmit. Christy Noem, kreu i Departamentit të Sigurisë Kombëtare (DHS), i cili mbikëqyr FEMA, tha se ajo ka qenë në kontakt me guvernatorët e shteteve të prekura.

10 të vdekur nga përmbytjet në shba

Sondazh

Poll