Bota

FOTO nga takimi/ "Nuk duhet të merren vendime pa Ukrainën dhe Evropën", çfarë thanë liderët evropianë pas samitit në Paris?

Lufta në Ukrainë nuk duhet të përhapet në vende të tjera, ka deklaruar kryeministrja e Danimarkës Mette Frederiksen.

17 Shkurt 2025, 21:52 Nga r.ll
FOTO nga takimi/ "Nuk duhet të merren vendime pa Ukrainën dhe
samiti

PARIS- Liderët evropianë kanë folur pas takimit të tyre të sotëm në Paris për të ardhmen e Ukrainës. Kryeministri polak Donald Tusk thotë se nuk duhet të merren vendime pa Ukrainën dhe Evropën dhe e përshkroi atë si një fazë të re të marrëdhënieve transatlantike.

Lufta në Ukrainë nuk duhet të përhapet në vende të tjera, ka deklaruar kryeministrja e Danimarkës Mette Frederiksen. Ajo paralajmëron se një armëpushim i shpejtë mund t'i japë Rusisë mundësinë për t'u rimobilizuar dhe sulmuar Ukrainën ose një vend tjetër evropian, shkruan BBC.

Presidentja e BE-së Ursula von der Leyen thotë se bisedimet riafirmuan se Ukraina meriton paqen përmes forcës.

"Evropa bart pjesën e saj të plotë të ndihmës ushtarake për Ukrainën. Në të njëjtën kohë ne kemi nevojë për një rritje të mbrojtjes në Evropë," thotë ajo.

donald tusk samiti per ukrainen ne paris

Sondazh

Poll