Politike

"Bëni legalizime ju, por i bëni selektive", Korreshi: Çfarë rilindët ju, varfërinë? Keni 12 vjet që i tregoni Noc Rrokun shqiptarëve, atë i keni dhënë

Korreshi u shpreh se ai vetë nuk e ka marrë dot pronën ku ka lindur. Ai shtoi se qeveria bën legalizime po ato janë selektive dhe i bëjnë për vota.

17 Shkurt 2025, 17:47 Nga N.F
"Bëni legalizime ju, por i bëni selektive", Korreshi:
Korreshi

TIRANË- Deputeti demokrat, Saimir Korreshi ka mbajtur fjalën e tij në Kuvend. Korreshi foli në lidhje me problematikat në vend ndër të cilat legalizimet e pronave. Korreshi u shpreh se ai vetë nuk e ka marrë dot pronën ku ka lindur. Ai shtoi se qeveria bën legalizime po ato janë selektive dhe i bëjnë për vota. Korreshi mori shembull Himarën ndërsa shtoi se ata për të marrë vota bënë legalizime.

“Flasim për pronat në Shqipëri, ku asnjë nuk e ka marrë pronën në kaq vite. Nuk marrë dot unë pronën ku kam lindur, jo pronën e gjyshit. Bëni legalizime ju, po, por i bëni selektive. I bëni për votat. E bëtë si në Himarë, u bë për të marrë votat”, tha Korreshi.

Ai më tej foli edhe në lidhje me bujqësinë të cilën e cilësoi se është përtokë. Korreshi tha se  produktet e fermerëve kanë rënë dhe ata preferojnë më mirë ti hedhin sesa ti shesin më çmim të ulët. 

“Bujqësia përtokë, fermeri përtokë, produktet e fermerëve hodhën se çmimet kanë rënë, si lulelakra nga 2 mijë lekë ka shkuar në 200 lekë dhe bujqit i hedhin. Varfëria është rritur. Çfarë rilindët ju? Rilindët varfërinë? Bujqësinë? Në lokale hyn dhe gjen 3 burra, gjen vetëm pleq, mosha e tretë, fshatrat janë boshatisur”, shtoi deputeti.


Korreshi foli edhe për çështjen e votës së emigrantëve, duke e lidhur me braktisjen e vendit, ai kujtoi se po bëhet gjithçka nga qeveria vetëm për t’i marrë këto vota me presione.

“Do kërkoni votën e Diasporës, të kujt? Të atyre që larguat nga vendi? Ju jeni deputetë, të hiqni edhe nga puna. Keni 12 vjet që i tregoni Noc Rrokun shqiptarëve. Atë i keni dhënë!”, përfundoi Korreshi.

korreshi

Sondazh

Poll