Aktualitet

Aksident në aksin Berat-Roskovec/ Përplasen dy makina, humb jetën bariu, po kalonte rrugën me disa bagëti të imëta (EMRI)

Policia bën me dije se në aksident janë përfshirë dy makina. Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë ndërprerja e rrugës nga disa bagëti të imëta.

17 Shkurt 2025, 19:15 Nga N.F
Aksident në aksin Berat-Roskovec/ Përplasen dy makina, humb jetën
Aksidenti

BERAT- Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në aksin Berat-Roskovec. Policia bën me dije se në aksident janë përfshirë dy makina. Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë ndërprerja e rrugës nga disa bagëti të imëta.

Fatkeqësisht nga ky aksident nga humbur jetën bariu Festim Gllava. Gllava po kalonte bagëtitë e imëta në rrugë kur ndodhi aksidenti. Ngjarja u regjistrua rreth orës 18:00. Nga përplasja kanë ngordhur edhe disa krerë bagëti.

Njoftimi i plotë:

Rreth orës 18:00, në aksin rrugor Berat-Roskovec, në fshatin Suk 1, automjeti me drejtues shtetasin Q. M., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin K. A. Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit është bërë ndërprerja e rrugës nga disa bagëti të imëta.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasi Festim Gllava, i cili po kalonte bagëtitë e imëta në rrugë, ku disa krerë bagëti kanë ngordhur, po si pasojë e përplasjes. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

aksident në aksin berat-roskovec humb jeten festim gllava

Sondazh

Poll