17 Shkurt 2025, 15:51
Nga r.ll
arrestimi
TIRANË- Një 44-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar me qëllim ekstradimin drejt Italisë. Në pranga është vënë shtetasi Ilir Zotaj alias Zio Bushi, banues në Tiranë. Gjykata e Apelit e Peruxhias, Itali, e ka dënuar Zotajn me 5 vjet, 6 muaj e 17 ditë burgim, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.
44-vjeçari dyshohet se ka qenë pjesë e një organizate kriminale që përbëhej nga shtetas shqiptarë, e cila ka organizuar dhe financuar trafikimin e lëndëve narkotike, kryesisht nga Belgjika në Itali. Gjatë periudhës dhjetor 2008 – mars 2010, janë sekuestruar rreth 10.4 kg lëndë narkotike kokainë e trafikuar nga kjo organizatë, në disa qytete të Italisë, në Belgjikë dhe në Shqipëri.
NJOFTIMI I POLICISË:
Një tjetër shtetas i kërkuar ndërkombëtarisht u vu në pranga gjatë 24 orëve të fundit, nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Operacionalja 28”.
Lokalizohet, kapet dhe arrestohet provizorisht, me qëllim ekstradimin në Itali, një 44-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale kanë organizuar dhe finalizuar një tjetër operacion, gjatë 24 orëve të fundit.
Në kuadër të operacionit “Operacionalja 28”, u lokalizua në Tiranë dhe u arrestua provizorisht shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar Ilir Zotaj alias Zio Bushi, 44 vjeç, banues në Tiranë.
Gjykata e Apelit e Peruxhias, Itali, e ka dënuar këtë shtetas me 5 vjet, 6 muaj e 17 ditë burgim, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.
Ky shtetas dyshohet se ka qenë pjesë e një organizate kriminale që përbëhej nga shtetas shqiptarë, e cila ka organizuar dhe financuar trafikimin e lëndëve narkotike, kryesisht nga Belgjika në Itali.
Gjatë periudhës dhjetor 2008 – mars 2010, janë sekuestruar rreth 10.4 kg lëndë narkotike kokainë e trafikuar nga kjo organizatë, në disa qytete të Italisë, në Belgjikë dhe në Shqipëri.
Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Romën, për të finalizuar procedurën e ekstradimit të këtij shtetasi, në Itali.
ilir zotaj zio bushi
Aktualitet
17 Shkurt 2025, 15:41
N.F
QKUK
FERIZAJ- Një aksident është regjistruar ditën e sotme në Ferizaj rreth orës 01:30. Mësohet se aksidenti ka qenë...
Aktualitet
17 Shkurt 2025, 14:38
I.A
Policia
DURRËS- Një ngjarje e rëndë kriminale është parandaluar ditën e sotme në Durrës. Mësohet se ...
Aktualitet
17 Shkurt 2025, 14:37
M.B
Foto ilustruese
GJIROKASTRA- Një aksident është regjistruar ditën e sotme në Kthesën e Viroit, nga ku mësohet se nj...
Aktualitet
17 Shkurt 2025, 14:11
B.Z
Foto ilustruese
TIRANË - Këshilli i Qytetit të Mynihut, aksioner në Aeroportin e Mynihut, do të vendosë nesër n&eum...
Aktualitet
17 Shkurt 2025, 14:04
M.B
Foto ilustruese
KOSOVA- Më 17 shkurt, 17 vjet më parë, mot i acartë në Kosovë. Temperatura pasdite shënonte rreth m...
Aktualitet
17 Shkurt 2025, 14:02
M.B
Foto ilustruese
KOSOVA- Udhëheqësit e institucioneve të Kosovës ngritën flamurin shtetëror mëngjesin e së hën&...
Aktualitet
17 Shkurt 2025, 13:52
B.Z
Pamje nga kamerat e sigurisë
TIRANË - Një 29-vjeçar është arrestuar nga Policia në Tiranë pasi akuzohet për ...
Aktualitet
17 Shkurt 2025, 12:36
I.A
Keir Starmer
ANGLI- Taksat britanike po shpërdorohen në fermat e karkalecave në Bangladesh, seminaret e poezisë në burgjet kolumbi...
Aktualitet
17 Shkurt 2025, 10:34
M.B
Homazhet
KOSOVA- Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari, së bashku me udhëheqësit shtet&e...
Aktualitet
17 Shkurt 2025, 09:29
B.Z
Foto ilustruese
TIRANË - Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksidenti i rëndë që u regjistrua mëngjesi...