Aktualitet

17-vjetori i Pavarësisë/ Flamuri i ngritur gjatë ceremonisë shtetërore kishte të stampuar gabim hartën e Kosovës (VIDEO)

Në këtë ceremoni të pranishëm ishin presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.

17 Shkurt 2025, 15:58 Nga N.F
17-vjetori i Pavarësisë/ Flamuri i ngritur gjatë ceremonisë
Flamuri

KOSOVË- Flamuri i Kosovës i ngritur sot në ceremoninë shtetërore me rastin e shënimit të 17-vjetorit të pavarësisë së Kosovës ka tërhequr vëmendjen e mediave. Pas ceremonisë shtetërore u pikas një detaj ku tregohet mbrapsht në flamur harta e Kosovës.

Në pamje të parë nuk duket gabim por nëse shihet me vëmendje flamuri është në anën e kundër pasi qytetet e Ferizajt dhe Gjilanit të cilët ndodhen në lindje të vendit sipas hartës dalin në perëndim sikur të ishin në kufij me Shqipërinë. Kjo anë e Kosovës në fakt është në kufij me Maqedoninë. Në kufij me vendin tonë janë qytetet e Prizrenit dhe Gjakova të cilat në hartën e vendosur gabim dalin në kufij me Maqedoninë. 

Në këtë ceremoni të pranishëm ishin presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti. Flamuri i Kosovës u ngrit nga ushtarët e FSK-së të cilët para se të ngrinin flamurin nuk e vunë re këtë gabim.

17-vjetori i pavarësisë se kosoves

Sondazh

Poll