Aktualitet

Po përndiqte ish-bashkëshorten/ 31-vjeçari e përplas me makinë, vihet në pranga i riu në Ferizaj, e plagosura shtrohet te QKUK-ja

Policia bën me dije se edhe ish-bashkëshortja po udhëtonte me mjetin e saj kur u përplas nga 31-vjeçari. Gruaja ka përfunduar në QKUK ku ka marrë ndihmë mjekësore.

17 Shkurt 2025, 15:41 Nga N.F
Po përndiqte ish-bashkëshorten/ 31-vjeçari e përplas me
QKUK

FERIZAJ- Një aksident është regjistruar ditën e sotme në Ferizaj rreth orës 01:30. Mësohet se aksidenti ka qenë i qëllimshëm pasi një 31-vjeçar ka përplasur mjetin e ish-bashkëshortes së tij. Aksidenti mësohet se ka ndodhur pasi 31-vjeçari ka qenë duke ndjekur ish-gruan e tij me mjet.

Policia bën me dije se edhe ish-bashkëshortja po udhëtonte me mjetin e saj kur u përplas nga 31-vjeçari. Gruaja ka përfunduar në QKUK ku ka marrë ndihmë mjekësore. I dyshuari, Sh. R ka përfunduar në prangat e policisë. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli tha se aksidenti ka ndodhur te Sheshi “Adem Jashari” dhe i dyshuari ka goditur automjetin e ish-gruas ndërsa të dy ishin në lëvizje.

“Më datë 17.02.2025, rreth orës 01:30, i dyshuari Sh. R(M/K) 31 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, kishte ndjekur viktimën (ish-bashkëshorten), e cila po ashtu ishte me veturë. Kur kanë arritur në Ferizaj, te Sheshi “Adem Jashari”, i dyshuari e ka goditur automjetin e viktimës, ndërsa të dy ishin në lëvizje. Si pasojë, viktima ka pësuar lëndime trupore. Pas tretmanit mjekësor fillestar në Ferizaj ajo është dërguar për trajtim të mëtejshëm në QKUK – Prishtinë”, deklaroi ai.

Sipas Veselit, në të dy automjetet janë shkaktuar dëme materiale.

“Lidhur me rastin, është kontaktuar prokurori kujdestar, i cili ka udhëzuar që rasti të cilësohet si “Lëndim i rëndë trupor” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa ndihmë mjekësore ju ka ofruar edhe të dyshuarit”, deklaroi ai.

perplas me makine ish-bashkeshorten

Sondazh

Poll