Politike

Rama ndan postimin e Grenell për Hashim Thaçin: Sa më shumë të qëndrojë në Hagë, aq më e madhe është njolla në organin ndërkombëtar të drejtësisë

Hashim Thaçi e ka shpallur pavarësinë e Kosovës më 17 shkurt 2008. Ai po përballet me dy procese gjyqësore në Gjykatën Speciale në Hagë, dhe është në paraburgim në qytetin holandez prej vitit 2020.

17 Shkurt 2025, 14:42 Nga B.Z
Rama ndan postimin e Grenell për Hashim Thaçin: Sa më
Edi Rama

TIRANË - Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas postimit të Richard Grenell, në lidhje me 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, i cili përmend edhe arrestimin dhe mbajtjen në paraburgimin e Hagës, të Hashim Thaçit.

Grenell u shpreh se ky moment historik është lënë në hije nga një padrejtësi e madhe, pasi ati themeltar i shtetësisë së Kosovës, presidenti Hashim Thaçi, do të duhej të festonte sot në Prishtinë jo mbrapa grilave në Hagë. 

Lidhur me këtë kryeministri Rama ka treguar se mbështet fjalët e Grenell për rastin e Thaçit. Në një postim në X Rama thotë se sa më shumë të vazhdojë të qëndrojë Thaçi në paraburgimin e Hagës, aq më e madhe është njolla në organin ndërkombëtar të drejtësisë.

Reagimi i Ramës:

Hashim Thaçi e ka shpallur pavarësinë e Kosovës më 17 shkurt 2008. Ai po përballet me dy procese gjyqësore në Gjykatën Speciale në Hagë, dhe është në paraburgim në qytetin holandez prej vitit 2020.

Sondazh

Poll