Politike

Berisha drejtuar Ramës: Mos ndërmerr asnjë veprim puçist se do përballesh me revoltën popullore

Ai shtoi se të gjitha vjedhjet familjare, personale të Ramës do ndëshkohen me forcën më të madhe të ligjit.

17 Shkurt 2025, 11:41 Nga M.B
Berisha drejtuar Ramës: Mos ndërmerr asnjë veprim puçist
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha iu drejtua kryeministrit Edi Rama sot duke i thënë se e paralajmëron të mos marrë asnjë veprim puçist. Para godinës së SPAK Berisha tha se veprimet puçiste janë të dënueshme dhe do të përballet me një revoltë popullore në qoftë se ndërmerren. Ai shtoi se të gjitha vjedhjet familjare, personale të Ramës do ndëshkohen me forcën më të madhe të ligjit.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Edi Ramën, e sulmoi nuk e sulmoi, e garantoj se 11 maji do sjellë një audit të përgjithshëm të të gjitha vjedhjeve, shpërdorimit të tmerrshëm të 67 miliardë eurove në 12 vite të shqiptarëve. Një! Dy, të gjitha vjedhjet familjare, personale të Edi Ramës do ndëshkohen me forcën më të madhe të ligjit.

Tre, Edi Ramën, e paralajmëroj të mos marrë asnjë veprim puçist. Veprimet puçiste janë të dënueshme dhe do të përballet me një revoltë popullore në qoftë se ndërmerr veprime puçiste. E provoi Edi Rama, i provoi të gjitha. Tani është shkallmuar, atë që patë ju në një episod, ato episode janë ciklike, periodike. Aty ndërrohen karriget çdo dy ditë se thyhen karriget, e vërteta kjo. Por Zoti ia shtoftë...

sali berisha

Sondazh

Poll