Politike

"Të përfshirë në veprimtari kriminale"/ Berisha: Në SPAK janë 6 prokurorë që kanë ardhur nga bandat e Taulant Ballës

Teksa rendit një sërë akuzash për Ballën, Berisha thotë se ai është një ndër ministrat që i rezulton emri në disa dosje kriminale dhe për këtë duhet institucionet duhet të veprojnë.

17 Shkurt 2025, 10:57 Nga B.Z
"Të përfshirë në veprimtari kriminale"/ Berisha:
Sali Berisha

TIRANË - Kreu i PD-së, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se sipas tij në SPAK janë 6 prokurorë që rezultojnë të jenë përfshirë në veprimtari kriminale dhe banda. Berisha u shpreh se këta prokurorë janë të lidhur me banda që sipas tij është i përfshirë edhe ministri Taulant Balla. 

Teksa rendit një sërë akuzash për Ballën, Berisha thotë se ai është një ndër ministrat që i rezulton emri në disa dosje kriminale dhe për këtë duhet institucionet duhet të veprojnë.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Në këtë prokurori janë 6 prokurorë që kanë ardhur nga bandat e Taulant Ballës këtu.
Ndër të cilët, famëzi Shehaj, që për mashtrim publik duhej të ishte në burg.
Enkelejda Fetahu, që simotrën e vet Pajtime, e ekzoneroi, në një kohë kur ajo ishte, siç e dini vetë, ishte një mafioze e papërmbajtur. Ç’t’i thuash asaj...
Pra, në dijeninë time, pas Edi Ramës, Taulant Balla është personi me pushtet që del më shumë se të gjithë të tjerët në veprimtari kriminale me bandat.
Del i regjistruar në lirimin e dy vrasësve, kjo është e tmerrshme dmth, të cilët i vendosën nën shalën e biçikletës tritolin Lulzim Kullës për ta hedhur në erë...
Dhe ata janë të lirë me Vath Stakën.
Vath Staka është një kriminel në KLP.
A mundet shteti të jetë ky?
Narkoshteti natyrisht që është ky...
Së dyti, del para nesh të gjithëve, kur shkoi dhe kapi sadistin e Rrahman Rrajës, që e kishte djegur me cigare vajzën, dhe e nxori nga komisariati dhe e çoi në shtëpi.
Kjo është e vërtetë. Nuk është mohuar.
Del me dhjetëra regjistrime tek banda e tij dhe banda të tjera.
Unë nuk po përsëris këtu Taulant Ballës akuzat që i kamë bërë që kalonte drogë me pasaportë diplomatike para shumë vitesh në doganën e Qafë Thanës.
Me një fjalë ka me dhjetëra, por unë po nxjerr këtu vetëm ato dokumente që janë në duart e drejtësisë dhe drejtësia nuk vepron.
Dhe ai qarkullon si ministër.
A ka gjë më të shëmtuar se kjo?
Absolutisht nuk do kursej asnjë njeri, por gjer tani, të jem i sinqertë, nuk kam asnjë ministër tjetër që del sa ky.
Ky del kudo.
Po të dalin, unë i gatshëm jam.

Sondazh

Poll

Politike 17 Shkurt 2025, 10:27 I.A

Nis seanca plenare në Kuvend

Elisa Spiropali TIRANË- Seanca plenare ka nisur ditën e sotme në Kuvend, për të vijuar diskutimet e seancës së...