Politike

Zgjedhjet e 11 majit 2025/ Majko në Kuvend: Shoh si problem kërkesën e opozitës që kërkon ndryshimin e rregullave të lojës

Majko tha se dy palët kanë rënë dakort që votimi me dokumente të huaja të vlerësohet nga Komisioni Rregullator. Ai shtoi se nëse nuk e lënë në dorë të Komisionit Rregullator, do të ishte e papërgjegjshëm.

17 Shkurt 2025, 11:03 Nga M.B
Zgjedhjet e 11 majit 2025/ Majko në Kuvend: Shoh si problem
Pandeli Majko

TIRANA- Deputeti socialist Pandeli Majko tha sot në Kuvend se e sheh si problem kërkesën e fundit të opozitës që kërkon ndryshimin e rregullave të lojës sa i takon zgjedhjeve. Majko tha se dy palët kanë rënë dakort që votimi me dokumente të huaja të vlerësohet nga Komisioni Rregullator. Ai shtoi se nëse nuk e lënë në dorë të Komisionit Rregullator, do të ishte e papërgjegjshëm.

"Shoh si problem kërkesën e fundit të opozitës që kërkon ndryshimin e rregullave të lojës. Dy palët kemi rënë dakord që votimi me dokumente të huaja të vlerësohet nga Komisioni Rregullator. Kjo më mban një erë që nuk dua t’ia them emrit. Nëse do të lëmë në dorë të Komisionit Rregullator, do të ishte e papërgjegjshëm.

Çdo të ndodhë me shpenzimet financiare të KQZ nëse komisioni nuk do të ketë votat e nevojshme për të miratuar për herë të parë votimin e shqiptarëve jashtë vendit, pasi në komisionin Rregullator nuk arrihen shumica prej 4 votash. Kam dyshimin se e gjitha krijojë një precedent të rrezikshme. Mbi 100 mijë veta kanë aplikuar për të votuar në 11 maj.

Nëse ecet me logjikën që për çfarë ne nuk biem dakord të vendosë Komisioni, kemi tejkaluar një krizë nga një sallë me 140 veta në një sallë me 5 veta e për të larë duart në fund duart si Pilati. Do të ishte një aventurë shumë e rrezikshme. Kjo është një gozhdë Nastradini ku po varni të gjithë propozimet që shpikët së fundmi", tha Majko.

 

kuvend

Sondazh

Poll

Politike 17 Shkurt 2025, 10:27 I.A

Nis seanca plenare në Kuvend

Elisa Spiropali TIRANË- Seanca plenare ka nisur ditën e sotme në Kuvend, për të vijuar diskutimet e seancës së...