Politike

PD propozon emrin e Besim Ndregjonit për kandidat për Avokat të Popullit

Mësohet se PD-ja ka propozuar për këtë post, emrin e Besim Ndregjonit. 

17 Shkurt 2025, 10:57 Nga I.A
PD propozon emrin e Besim Ndregjonit për kandidat për Avokat të
Besim Ndregjoni

TIRANË- Partia Demokratike ka propozuar ditën e sotme emrin për Avokat të Popullit. Mësohet se PD-ja ka propozuar për këtë post, emrin e Besim Ndregjonit. 

7 kandidatët për Avokat Populli që kanë kaluar filtrin e Komisionit të Ligjeve dhe kanë marrë firmat mbështetëse të deputetëve, do të mësojnë më 13 shkurt nëse ndonjëri do të zgjidhet në këtë post. Emrat janë mbështetur me firma vetëm nga opozita ndërsa që një prej tyre të zgjidhet, duhen 84 vota. Në vitin 2023, në seancë plenare, Rama nuk pranoi të votonte një prej emrave të sjellë nga PD, me argumentin se “nuk do të votonte një avokat partie”. 

Kandidatët:

Bledar Dervishaj,

Vitore Tusha, 

Tartar Bazaj,

Besim Ndregjoni, 

Dardan Mustafaj, 

Edison Frangu,

Erald Aga.

besim ndregjoni pd

Sondazh

Poll

Politike 17 Shkurt 2025, 10:27 I.A

Nis seanca plenare në Kuvend

Elisa Spiropali TIRANË- Seanca plenare ka nisur ditën e sotme në Kuvend, për të vijuar diskutimet e seancës së...