"Institucion që duhet shuar me çdo kusht"/ Rama për deklaratat e Berishës: SPAK-ut nuk kanë ça i bëjnë fare!
Edi Rama TIRANË - Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratave të kreut të PD-së, Sali Berisha se do të shkrijë Prok...
Kreu i qeverisë u shpreh se nuk bëjnë avokatinë e askujt, ndërsa deklaroi se ka ardhur koha të ngremë zërin për standardet demokratike te proceseve.
TIRANË - Kryeministri Edi Rama ka komentuar sot arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Në një bashkëbisedim me ndjekësit online, Rama deklaroi se përgjegjësia e shkeljes se ligjit është individuale dhe jo kolektive.
Kreu i qeverisë u shpreh se nuk bëjnë avokatinë e askujt, ndërsa deklaroi se ka ardhur koha të ngremë zërin për standardet demokratike te proceseve. Rama deklaroi më tej se synohet që drejtësia në 2030 të jetë një drejtësi, ku pavarësia nuk mundet kurrsesi të kthehet në asnjë rast në shqelm ndaj standardeve demokratike, lirive dhe të drejtave te çdo individi.
Rama: Vijmë tek përgjegjësia. Edhe ne një familje, lere pastaj ne një organizate, kompani, parti a shtet te tere, përgjegjësia e shkeljes se ligjit nuk është dot kolektive, është vetëm individuale. Ndërsa moralisht familja, organizata, partia apo vete qeveria, mbajnë përgjegjësi për si reagojnë ndaj rastit kur dikush nga anëtarët e tyre shkelin ligjin.
Nga ana tjetër, ne mbetemi te palëkundur ne mbështetje të drejtësisë së re dhe reagimi ynë është drejtësia të bëjë punën e vet në pavarësi të plotë dhe ne nuk bëjmë avokatinë e asnjë individi, për rastin e vet konkret, por ama tani ka ardhur koha të ngremë zërin për standardet demokratike te proceseve. Sepse pavarësia e drejtësisë shqiptare u arrit. Për herë të parë në histori, ndërsa drejtësia europiane që duam për Shqipërinë 2030 është një drejtësi, ku pavarësia nuk mundet kurrsesi të kthehet në asnjë rast në shqelm ndaj standardeve demokratike, lirive e te drejtave te çdo individi. Pavarësi, profesionalizëm dhe garanci kushtetuese e ligjore për çdokënd që hetohet e gjykohet, po kurrsesi nuk duhet të poshtërohet në pazar e të merret peng pa gjyq dhe të tërhiqet zvarrë nëpër kanalet e lumit mediatik dhe politik me nxitje dhe ushqim nga brenda burimeve të drejtësisë.
Edi Rama TIRANË - Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratave të kreut të PD-së, Sali Berisha se do të shkrijë Prok...
Edi Rama TIRANË - Kryeministri Edi Rama, gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit në rrjete sociale, ka folur edhe mbi arrestime...
TIRANË- Tensionet janë rikthyer ditën e sotme sërish në sallën e Kuvendit. Shkak për tensionet është bë...
Gazment Bardhi TIRANA- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka kërkuar sot në seancë plenare...
Pandeli Majko TIRANA- Deputeti socialist Pandeli Majko tha sot në Kuvend se e sheh si problem kërkesën e fundit të opozit&eum...
Besim Ndregjoni TIRANË- Partia Demokratike ka propozuar ditën e sotme emrin për Avokat të Popullit. Mësohet se PD-ja ka propo...
Sali Berisha TIRANË - Kreu i PD-së, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se sipas tij në SPAK janë 6 prokurorë që re...
Blendi Klosi TIRANA- Deputeti socialist Blendi Klosi u shpreh sot në Kuvend kundër votimit me dokumente identifikimi të huaja. Klo...
TIRANË - Kreu i PD-së, Sali Berisha deklaroi këtë të hënë se ka të dhëna që vërtetojnë se Arbë...
Sali Berisha TIRANË - Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar sot se ish kryetari i Gjykatës së Lartë, Zef Brozi dhe juristi ...