Sport

Fyerje raciste në Espanyol-Athletic, arbitri ndalon ndeshjen…

Ndeshja u ndërpre për tre minuta, gjatë së cilës u transmetua një mesazh nga spikerja e stadiumit, që u kërkoi tifozëve të mos lëshonin fyerje raciste. Gjyqtari Cuadra Fernández gjithashtu kërcënoi se do të ndërpresë përfundimisht ndeshjen, nëse do të shihej përsëri sjellje e ngjashme.

17 Shkurt 2025, 09:00 Nga DOSJA
Fyerje raciste në Espanyol-Athletic, arbitri ndalon ndeshjen…

SPANJE - Një tjetër rast racizmi, trondit futbollin spanjol. Në minutën e 16-të të ndeshjes së djeshme mes Espanyol dhe Athletic Bilbao, gjyqtarit Cuadra Fernández iu desh të aktivizonte protokollin kundër racizmit, pas një raportimi nga Iñaki Williams, i cili kishte dëgjuar disa ofendime të turpshme ndaj shokut të tij të skuadrës, Maroan Sannadi.

Ndeshja u ndërpre për tre minuta, gjatë së cilës u transmetua një mesazh nga spikerja e stadiumit, që u kërkoi tifozëve të mos lëshonin fyerje raciste. Gjyqtari gjithashtu kërcënoi se do të ndërpresë përfundimisht ndeshjen, nëse do të shihej përsëri sjellje e ngjashme.

Iñaki Williams, sipas asaj që raportoi arbitri në fund të ndeshjes, tregoi një pjesë të tribunës ku ndodheshin tifozët e Espanyolit, të dallueshëm nga uniformat e tyre. Ndeshja rifilloi pasi vetë Cuadra Fernandez raportoi ngjarjen te delegati i ndeshjes dhe më pas në njësinë e policisë përgjegjëse për sigurinë e stadiumit.

"Kjo gjë nuk duhet të ndodhë. Nuk është hera e parë që ndodh këtu. Gjyqtari reagoi shumë mirë, kjo duhet theksuar dhe fajtorët duhet të ndëshkohen", tha Iñaki Williams. Pesë vjet më parë, gjatë Espanyol-Athletic, ai ishte viktimë e të njëjtit trajtim të mjerueshëm.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll