Sport

Milani po përgatitet të rinovojë kontratën e Theo Hernandez…

Ibrahimovic thotë se janë duke biseduar me lojtarin për të zgjatur marrëdhënien e tij me klubin kuqezi

16 Shkurt 2025, 14:00 Nga DOSJA
Milani po përgatitet të rinovojë kontratën e Theo

ITALI - Suedezi Zlatan Ibrahimovic, i cili mban një pozicion në bordin sportiv të Milanit si këshilltar i lartë, konfirmoi këtë të shtunë se klubi kuqezi po përgatit rinovimin e kontratës së francezit Theo Hernández.

“Ne po flasim me Theo Hernandez për rinovimin e kontratas së tij, të dy palët janë të lumtur të qëndrojnë këtu”, tha Ibrahimovic për DAZN. Pas disa muajsh thashetheme për përfundimin e kontratës së tyre, Milan dhe Theo janë më afër se kurrë rinovimit të kontratës. 

Mbrojtësi i majtë ka kontratë deri në vitin 2026, por pas një sezoni plot ulje-ngritje dhe probleme me trajnerin e mëparshëm, portugezin Paulo Fonseca, vazhdimësia e lojtarit francez u vu në pikëpyetje.

Megjithatë, ardhja e trajnerit portugez Sergio Conceicao duke zëvendësuar Fonsecan, e ka përmirësuar situatën edhe për Theo te Milani. Ibra, po ashtu, ka konfirmuar se është afër edhe rinovimi i portierit francez Mike Maignan, kontrata e të cilit po ashtu përfundon në vitin 2026 .

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll