Sport

Goditje e rëndë për Amorim, një tjetër ylli i Man.Utd pritet ta humbasë sezonin!...

Pas Lisandro Martinez, një tjetër prej lojtarëve kryesor të Manchester United raportohet se mund të humbasë pjesën e mbetur të sezonit për shkak të dëmtimit.

16 Shkurt 2025, 12:30 Nga DOSJA
Goditje e rëndë për Amorim, një tjetër ylli i Man.Utd

ANGLI - Teksa po bëheshin gati për takimin ndaj Tottenhamit gjatë ditës së sotme (17:00), United mori një goditje pasi u mësua se tre lojtarë kanë pësuar dëmtime. 

Kobbie Mainoo, Manuel Ugarte dhe Toby Collyer, që të tre do të mungojnë në këtë takim pas dëmtimeve aksidentale që pësuan në stërvitje këtë javë. 

Për më shumë, Luke Shaw, Mason Mount, Jonny Evans dhe Lisandro Martinez, që të gjithë janë jashtë për të njëjtat arsye. 

Martinez tashmë është bërë e ditur se nuk do të luajë më këtë sezon, pasi këputi ligamentet në humbjen me rezultat 2-0 ndaj Crystal Palace. 

Për t’i përkeqësuar më shumë gjërat, të shtunën u raportua se edhe sulmuesi Amad Diallo po ashtu mund të humbasë sezonin, duke hapur edhe një gropë tjetër në radhët e Man.Unitet. 

“Amad Diallo pritet të humbasë pjesën e mbetur të sezonit pas një dëmtimi në kyçin e këmbës, e konfirmuar. Ylli i Man.United pësoi një dëmtim më herët këtë javë, ai pritet të mos jetë i gatshëm për tre muajt e ardhshëm. Goditje e madhe për United dhe Ruben Amorim”, ka shkruar Fabrizio Romano. 

Dëmtimi i Diallo vjen në kohën më të keqe të mundshme për ‘Djajtë e Kuq’, veçanërisht pasi ata dërguan emra si Antony dhe Marcus Rashford në huazim gjatë afatit kalimtar të janarit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll