Sport

Ronaldo Fenomeni tregon për 'ngacmimet' e shokëve gjatë Kupën e Botës 1994...

Në episodin e dytë të "De cara com o cara", podkasti i legjendës braziliane Romario, Ronaldo Nazário ka folur për përfshirjen e tij në ekipin kombëtar në moshën 17-vjeçare gjatë përgatitjes për Kupën e Botës 1994.

16 Shkurt 2025, 12:00 Nga DOSJA
Ronaldo Fenomeni tregon për 'ngacmimet' e shokëve gjatë
Ronaldo (m) dhe Romario (d), pas finales së Kupës së Botës 1994 kundër Italisë

BRAZIL - Në fund të vitit 1993, Ronaldo Nazário iu bashkua kombëtares braziliane në moshën 17-vjeçare me statusin e shpresës së re.

Paraqitjet e tij me Cruzeiro bënë që ai të merrte një thirrje në skuadrën që do të luante në Kupën e Botës 1994 në Shtetet e Bashkuara.

Megjithatë, dyshja Romário-Bebeto, e shihnin atë si një konkurrent të drejtpërdrejtë dhe ai i nënshtrohet ngacmimeve të tyre gjatë gjithë përgatitjes për garën.

Në vitin 2022, Ronaldo kishte deklaruar se "Romário ishte një budalla" që "i detyronte lojtarët e rinj t'i pastronin këpucët, ose t'i sillnin kafe", në kanalin Twitch të Christian Vierit, Bobo TV.

Sot, dy herë fituesi i “Topit të Artë” ka bërë një hap prapa dhe duket se e ka falur lojtarin 11 vite më të madh. Ai ishte i ftuari i podcast-it të tij “De cara com o cara”, i transmetuar të premten në kanalin e tij në Youtube Romario TV.

“Kupa e Botës 1994 ishte një përvojë mësimore për mua. E dija që kishte ngacmime, por e kuptova se duhej të ishte përshtatja ime. Përfshirja ime në grup duhej të bëhej me përulësi dhe gradualisht. Ia vlente," tha Fenomeni.

Ai nuk luajti asnjë minutë në kompeticion, por kjo përvojë i shërbeu atij për të arritur në finalen e Kupës së Botës 1998 (humbi me Francën 0-3) më pas atë të vitit 2002, ku fitoi kundër Gjermanisë (2-0), falë një dopiede prej tij.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll