Bota

Tërmeti me magnitudë 4.9 "shkund" Texas-in, goditja pasohet nga lëkundje të tjera

Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së, një tërmet me magnitudë 4.9 ndodhi rreth 48 kilometra në veri të Toyah, Texas, në qarkun Reeves.

15 Shkurt 2025, 08:11 Nga M.B
Tërmeti me magnitudë 4.9 "shkund" Texas-in, goditja pasohet
Foto ilustruese

SHBA- Një tërmet është ndjerë gjatë mbrëmjes së kaluar në El Paso, pak pas orës 22:00, sipas orës lokale. Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së, një tërmet me magnitudë 4.9 ndodhi rreth 48 kilometra në veri të Toyah, Texas, në qarkun Reeves. Qarku Reeves ndodhet rreth 320 kilometra në lindje të El Pasos, në Texas.

Qendra Sizmologjike Europiano-Mesdhetare njoftoi se tërmeti ishte me magnitudë 5 ndërsa epiqendrën e kishte në Pecos, Texas, i cili gjithashtu ndodhet rreth 320 kilometra në lindje të El Pasos.

Dëshmitarët thanë se e ndjenë tërmetin në të gjithë El Pason, në Las Cruces, La Mesa, Alamogordo dhe zona të tjera. Shërbimi Kombëtar i Motit në El Paso pyeti përmes platformës X, “A e ndjeu dikush tjetër tërmetin? Duket se ishte me magnitudë 4.9 dhe supozojmë se ‘pasgoditja’ ishte 2.6”. Momentalisht nuk është raportuar për dëme materiale apo viktima.

termet

Sondazh

Poll