Bota

VIDEO/ Panik në Londër, hoteli luksoz përfshihet nga flakët, evakuohen 100 persona

Gjithashtu mediat e huaja bëjnë me dije se njëzet makina zjarrfikëse dhe rreth 125 zjarrfikës kanë shkuar në vendngjarje për të shuar zjarrin në Chiltern Firehouse.

14 Shkurt 2025, 22:32 Nga E. D
VIDEO/ Panik në Londër, hoteli luksoz përfshihet nga flakët,
pamje nga vendngjarja

LONDËR- Një hotel luksoz në londër është përfshirë nga flakët ditën e sotme, ku si pasojë 100 njerëz janë evakuuar nga hoteli. Gjithashtu mediat e huaja bëjnë me dije se njëzet makina zjarrfikëse dhe rreth 125 zjarrfikës kanë shkuar në vendngjarje për të shuar zjarrin në Chiltern Firehouse, në Chiltern Road, Marylebone. Ndërkohë shkaqet e zjarrit janë ende të paqarta.

“Ka një zjarr në tubacionet që çojnë nga kati përdhe në çatinë e hotelit katërkatësh me një restorant në katin përdhes. Një zonë objekti në nivelin e çatisë gjithashtu ka marrë flakë," thuhet në një deklaratë. 

Hoteli organizoi festën e 50-vjetorit të Kylie Minogue në 2018 dhe dihet se është një vend i njohur për të famshëm. Dhomat në hotel, të vendosura në zonën Marylebone dhe afër Baker Street, janë të listuara në internet me çmime mbi 700 £ për natë.

londer

Sondazh

Poll