Bota

Trump nënshkruan urdhëra të reja për projektet e eksportit të gazit natyror, vendos tarifa për makinat e importuara

Trump nënshkroi gjithashtu një urdhër të ri ekzekutiv për krijimin e një këshilli të ri energjie, të kryesuar nga Sekretari i Brendshëm Doug Bargam , që synon rritjen e prodhimit të naftës dhe gazit. SHBA është tashmë prodhuesi më i madh i këtyre lëndëve djegëse fosile në botë.

14 Shkurt 2025, 22:50 Nga B.Z
Trump nënshkruan urdhëra të reja për projektet  e eksportit
Donald Trump

SHBA - Administrata e Presidentit Donald Trump, njoftoi kwtw tw premte se ka dhënë leje të reja për projektet e eksportit të gazit natyror të lëngshëm (LNG) për Commonwealth LNG në Luiziana. Ky është miratimi i parë i ri për eksportet e LNG nga SHBA , pas ndalimit të urdhëruar në fillim të vitit të kaluar nga Presidenti Joe Biden. Eksportet janë të destinuara për tregjet në Azi dhe Evropë .

Trump nënshkroi gjithashtu një urdhër të ri ekzekutiv për krijimin e një këshilli të ri energjie, të kryesuar nga Sekretari i Brendshëm Doug Bargam , që synon rritjen e prodhimit të naftës dhe gazit. SHBA është tashmë prodhuesi më i madh i këtyre lëndëve djegëse fosile në botë.

Përveç kësaj, Trump tha se shpimet tani lejohen në një zonë të madhe deti, 2.5 milionë kilometra katrorë. Paraardhësi i tij, Joe Biden, njoftoi pak para se të largohej nga Shtëpia e Bardhë se tani e tutje minierat do të ndalohen në këtë zonë detare, me Trump që më pas u përgjigj se do ta anulonte vendimin "menjëherë".

Detyrimet për makinat e importuara

Trump tha sot se po shqyrton vendosjen e tarifave për makinat e importuara "rreth 2 prillit".

“Mund ta bëja me 1 prill...” i është përgjigjur ai gazetarit që e ka pyetur për këtë çështje, duke lënë përshtypjen se do të donte të shmangte një njoftim të tillë në ditën e 1 prillit . “Do ta bëjmë në orën 2”, shtoi ai.

donald trump

Sondazh

Poll