Bota

Koreja e Veriut paralajmëron SHBA: Ndaloni kërcënimet ushtarake nëse jeni të shqetësuar për sigurinë e atdheut!

Kreu i Komandës Veriore të SHBA komentoi së fundmi aftësinë e raketave balistike ndërkontinentale të Koresë së Veriut (ICBM) për të arritur në territorin e SHBA.

15 Shkurt 2025, 07:32 Nga E. D
Koreja e Veriut paralajmëron SHBA: Ndaloni kërcënimet ushtarake
fotot ilustruese

KOREJA E VERIUT- Koreja e Veriut tha të martën se Shtetet e Bashkuara duhet të ndalojnë kërcënimet ushtarake nëse janë të shqetësuara për sigurinë e atdheut të saj. Kreu i Komandës Veriore të SHBA komentoi së fundmi aftësinë e raketave balistike ndërkontinentale të Koresë së Veriut (ICBM) për të arritur në territorin e SHBA.

Gjithashtu ai tha se janë SHBA ato që po angazhohen në sjellje konfrontuese, të tilla si planifikimi i lojërave luftarake me Korenë e Jugut dhe dërgimi i një nëndetëse bërthamore në Gadishullin Korean. Po ashtu agjencia shtetërore e lajmeve KCNA, tha se është e drejta sovrane e Koresë së Veriut për të përmirësuar fuqinë e saj mbrojtëse.

koreja e veriut

Sondazh

Poll