Bota

Putin uron Vuçiç: Partneriteti strategjik me Serbinë po zhvillohet me dinamikë

Në urimin për Ditën e Shtetësisë së Serbisë, Putini ka thënë se beson që dy shtetet do të vazhdojnë të forcimin e bashkëpunimit në të mirë të të dyja palëve në sfera të ndryshme.

14 Shkurt 2025, 22:52 Nga E. D
Putin uron Vuçiç: Partneriteti strategjik me Serbinë po
aleksandër Viçiç dhe Vladimir Putin

SERBI- Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se partneriteti strategjik me Serbinë është duke u zhvilluar në mënyrë dinamike pavarësisht kushteve të vështira ndërkombëtare. Në urimin për Ditën e Shtetësisë së Serbisë, Putini ka thënë se beson që dy shtetet do të vazhdojnë të forcimin e bashkëpunimit në të mirë të të dyja palëve në sfera të ndryshme.

“Partneriteti strategjik midis shteteve tona po zhvillohet në mënyrë dinamike, pavarësisht kushteve të vështira ndërkombëtare. Jam i bindur se, duke u mbështetur në lidhjet shekullore të miqësisë vëllazërore dhe afërsisë shpirtërore, që i bashkojnë popujt rus dhe serb, do të jemi në gjendje të vazhdojmë forcimin e bashkëpunimit në të mirë të të dyja palëve, në sfera të ndryshme, duke kryer projekte të përbashkëta”, thuhet në urimin e Putinit për presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, siç ka njoftuar Zyra e Presidentit në Serbi.

aleksander vucic vladimir putin

Sondazh

Poll