Bota

Izraeli do të lirojë 369 palestinezë në këmbim të tre pengjeve

Hamasi ka ndarë me Izraelin identitetin e tre pengjeve që do të lirohen nëpërmjet ndërmjetësve egjiptianë dhe katar, pasi të enjten u tërhoq nga një kërcënim për të vonuar lirimin e radhës.

14 Shkurt 2025, 22:29 Nga E. D
Izraeli do të lirojë 369 palestinezë në këmbim të
foto ilustruese

IZRAEL- Izraeli do të lirojë 369 të burgosur palestinezë si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit me Izraelin.  Sipas zyrës së kryeministrit izraelit, tre pengje meshkuj, Shagi Dekel Chen, Sasha Trufanov dhe Yair Horn, do të lirohen të shtunën.

Hamasi ka ndarë me Izraelin identitetin e tre pengjeve që do të lirohen nëpërmjet ndërmjetësve egjiptianë dhe katar, pasi të enjten u tërhoq nga një kërcënim për të vonuar lirimin e radhës.

Hamasi kishte akuzuar Izraelin në fillim të kësaj jave për dështimin e përmbushjes së detyrimeve të tij të ndihmës sipas armëpushimit. Izraeli e kishte hedhur poshtë akuzën dhe kishte kërcënuar me një përsëritje të luftës. Nga ana e tij, Klubi i të Burgosurve Palestinez raportoi se 369 të burgosur do të lirohen të shtunën nga Izraeli.

“Në total, në kuadër të shkëmbimit të gjashtë do të lirohen 36 të dënuar të përjetshëm dhe 24 prej tyre do të deportohen. Përveç kësaj, më shumë se 333 të burgosur nga Rripi i Gazës që u arrestuan pas 7 tetorit do të lirohen”, tha kryetari i organizatës joqeveritare, Abdullah Zegari.

lufta ne lindjen e mesme

Sondazh

Poll