Politike

FOTO EKSKLUZIVE/ Klotilda Bushka takon avokatin e Ajola Xoxës

Fotografia është siguruar nga redaksia e Dosja.al nëpërmjet një dëshmitari okular në zonën e "Shallvareve" në kryeqytet.

14 Shkurt 2025, 16:22 Nga Dosja.al
FOTO EKSKLUZIVE/ Klotilda Bushka takon avokatin e Ajola Xoxës
Klotilda Bushka dhe Ajola Xoxa

TIRANA- Kryetarja e Komisionit të Ligjeve njëherësh dhe deputete, Klotilda Bushka është fotografuar ditën e sotme (14.02.2024) rreth orës 13:05 në rrugët e Tiranës duke takuar avokatin e Ajola Xoxës, Ermir Betën. Fotografia është siguruar nga redaksia e Dosja.al nëpërmjet një dëshmitari okular në zonën e "Shallvareve" në kryeqytet.

FOTO EKSKLUZIVE/ Klotilda Bushka takon avokatin e Ajola Xoxës
Avokati Ermir Beta dhe Klotilda Bushka

Ky takim mes avokatit Beta dhe deputetes Bushka ngre pikëpyetje mbi arsyen dhe ndikimin në rastin e kryebashkiakut Erion Veliaj dhe të bashkëshortes së tij Ajola Xoxa.

Të mërkurën Bushka bëri një rrëfim para kamerave gjatë mbledhjes së Grupit Parlametar të Partisë Socialiste ku tha se ajo e ka kushërirë ish-drejtoresha e BYL-A-s Ina Goxhajn, të përmendur në dosjen e Veliajt-Xoxës si person i vënë nën presion nga Bushka. Kjo e fundit është vënë nën hetim nga SPAK për akuzën “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. 

Bushka tha në mbledhjen e Grupit të PS-së se ajo është takuar me Ina Goxhajn dhe e ka qetësuar duke këshilluar të thotë të vërtetën. Sipas saj ajo i ka sqaruar të afërmes së saj të drejtat që ka dhe nuk ka tentuar të fshehë asgjë. Bushka shtoi se ajo është e interesuar të zbardhet e vërteta.

“Po, e kam takuar vajzën në fjalë. Ina Goxhaj është kushërirë imja, e kam këshilluar të thotë të vërtetën, të marrë një avokat. Vetëm kaq. Nuk e kam penguar të thotë asgjë, as të thotë ndonjë të vërtetë, e kam kritikuar që adresa e shoqërisë ku ajo kishte qenë drejtoreshë nuk ishte ndryshuar, edhe pse unë e kisha kërkuar. Nuk e di çfarë presioni mund të ketë ndjerë në Prokurori kushërira ime që ka përcjellë keq deklaratat e mia. Unë nuk jam thirrur kurrë, nuk më është dhënë kurrë mundësia të dëgjohem”, tha Bushka të mërkurën.

Ndërkohë që Bushka ka mohuar çdo akuzë mbi rasin në fjalë dhe e ka quajtur veten të pafajshme, pse është takuar në rrugët e Tiranës me avokatin e Xoxës, e cila është në të njejtën çështje me atë?

klotilda bushka ajola xoxa erion veliaj

Sondazh

Poll