Politike

Investigimi i Piranjave/ "Të merren masa", PD në Komisionin Rregullator: KQZ të kallëzojë penalisht personin që hiqej para emigrantëve si përfaqësuese e tyre

Nuri gjatë fjalës së tij kërkoi që KQZ të marrë hapat e duhur dhe të kallëzojë rastin në SPAK.

14 Shkurt 2025, 14:40 Nga N.F
Investigimi i Piranjave/ "Të merren masa", PD në Komisionin
Nuri dhe personi i prezantuar si përfaqësuese e KQZ-së

TIRANË-  Emisioni "Piranjat" mbrëmjen e 7 shkurtit ka publikuar një investigim tek i cili paraqitet se në takimet e Partisë Socialiste nëpër Greqi, ka punonjës të KQZ-së për të regjistruar emigrantët. Pas investigimit komisioneri i KQZ-së, Ilirjan Celibashi i cili u shpreh se KQZ nuk ka ofruar dhe nuk ofron asnjë lloj ndihme apo mbështetje për regjistrimin në terren.

Ndërkohë sot përfaqësuesi ligjor i PD-së, Franci Nuri në Komisionin Rregullator i kërkoi KQZ të marrë masa dhe të kallëzojë penalisht personin në rastin e emisonit "Piranjat". Nuri gjatë fjalës së tij kërkoi që KQZ të marrë hapat e duhur dhe të kallëzojë rastin në SPAK. Ai shtoi se KQZ dihet të jetë në lartësinë e duhur dhe kur ka dijeni për raste të tilla të ngjashme të marrë masa e ti kallëzojë ato.

Kërkesën Nuri e bëri mbledhjen e Komisonit Rregullator, ku u miratua fleta e votimit nga vendi i jashtëm, e cila do të ketë disa dallime me fletën e Shqipërisë, për identifikimin e kompjuterit tek numëruesit.

Piranjat pas publikimit të rastit dhe reagimit të Celibashit postoi foton e personit që u prezantua si përfaqësuese e KQZ-së. Piranjat shkruan se personi me rreth të kuq është duke kryer një krim elektoral. Më tej në reagimit e tyre kërkuan të bëhet i mundur identifiki i personit në rreth të kuq, për ta kallëzuar më pas në SPAK, si organi kompetent për hetimin e krimeve zgjedhore.

pd kqz

Sondazh

Poll