14 Shkurt 2025, 16:10
Nga B.Z
Apeli
TIRANË - Gjykata e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka reaguar në lidhje me deklaratat e Belind Këlliçit i cili u shpreh një ditë më parë se gjyqtarja Iliriana Olldashi po kërcënohet. Këlliçi në reagimin e tij denoncoi se ndaj gjyqtares Olldashi kishte mesazhe, si joshëse ashtu edhe kërcënuese, për të favorizuar Erion Veliajn dhe për të anashkaluar ligjin
Por në reagimin zyrtar, Gjykata e Apelit ka përgënjeshtruar reagimin e Këlliçit. Në njoftim thuhet se në asnjë rast nuk ka patur dhe nuk ka ndërhyrje ose ushtrim të ndikimit të papërshtatshëm lidhur me funksionin e gjyqtares së kësaj Gjykate, magjistrate Iliriana Olldashi.
Njoftimi i Gjyaktës së Apelit:
Me synimin e përgënjeshtrimit të informacionit të pasaktë, të publikuar në datën 13.02.2025 dhe të cituar në media të ndryshme edhe më datë 14.02.2025, të cilat dëmtojnë imazhin e paanësisë dhe drejtësisë së gjyqtarit, dhe, në rastet më të rënda, të vetë funksionit gjyqësor, Shërbimi për Marrëdhëniet me Publikun dhe Median pranë Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, bën me dije publikun dhe median se, në asnjë rast nuk ka patur dhe nuk ka ndërhyrje ose ushtrim të ndikimit të papërshtatshëm lidhur me funksionin e gjyqtares së kësaj Gjykate, magjistrate Iliriana Olldashi.
Njoftimi i mësipërm përcillet në dijeninë e publikut dhe medias në garantim të ruajtjes dhe forcimit të besimit të publikut tek sistemi i drejtësisë si dhe, në përputhje me parimet e korrektesës, vetëpërmbajtjes dhe maturisë së gjyqtarit, të përcaktuara në pikën 5, të nenit 3, të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.
belind kelici gjkko
Politike
14 Shkurt 2025, 15:54
M.B
Erion Veliaj
TIRANA- Prokuroria e Posaçme ka bërë një sqarim për mediat ku thekson se, në kërkesën për ...
Politike
14 Shkurt 2025, 15:09
M.B
Foto nga takimi
KOSOVA- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, kanë takuar të premten, ndaras, të dërgu...
Politike
14 Shkurt 2025, 14:40
N.F
Nuri dhe personi i prezantuar si përfaqësuese e KQZ-së
TIRANË- Emisioni "Piranjat" mbrëmjen e 7 shkurtit ka publikuar n...
Politike
14 Shkurt 2025, 14:43
r.ll
takimi
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me emisarin e ri të BE-së për dialogun Kosovë...
Politike
14 Shkurt 2025, 14:13
r.ll
veliaj, xoxa
TIRANË- Dy ditët e fundit përpara se të paraqitej për të dëshmuar në Prokurorinë e Posaçme...
Politike
14 Shkurt 2025, 14:08
N.F
Kalaja
TIRANË- Kryetarja e Komisionit të Apelimit të PD-së, Adriana Kalaja ka zhvilluar ditën e sotme një konferencë p&e...
Politike
14 Shkurt 2025, 13:38
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka nisur një sulm kundër kryedemokratit Sali Berisha. Duke nxjerr në Facebook, videon e nj&...
Politike
14 Shkurt 2025, 13:37
r.ll
erion veliaj
DURRËS- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar nga paraburgimi i Durrësit sërish lidhur me procesin gjyqës...
Politike
14 Shkurt 2025, 13:25
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha ka komentuar foton e publikuar sot në media, ku kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci shi...
Politike
14 Shkurt 2025, 13:21
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli sot në konferencë lidhur me regjistrimin e 300 emigrantëve ...