Politike

Vota e diasporës/ KQZ publikon shifrat, kanë aplikuar rreth 162 mijë emigrantë! Shtetet me numrin më të lartë të aplikimeve Greqia, Italia, Gjermania

Sipas KQZ-së deri më tani janë miratuar mbi 128 mijë kërkesa, ndërsa afro 33 mijë të tjera janë refuzuar, për shkak të dhënies sëadresave të gabuara apo të paqarta. Raportohet se numri më i lartë i emigrantëve që kanë aplikuar janë nga Itali, Greqia dhe Gjermania.

13 Shkurt 2025, 15:44 Nga B.Z
Vota e diasporës/ KQZ publikon shifrat, kanë aplikuar rreth 162
Foto ilustruese

TIRANË - Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka nxjerrë të tjera shifra sa i takon numrit të emigrantëve të regjistruar për të votuar në zgjedhjet parlamentare që pritet të mbahen më 11 Maj të këtij viti. Bëhet me dije se numri i emigrantëve që kanë aplikuar për t’u bërë pjesë e zgjedhjeve, po i afrohet shifrës 162 mijë.

Sipas KQZ-së deri më tani janë miratuar mbi 128 mijë kërkesa, ndërsa afro 33 mijë të tjera janë refuzuar, për shkak të dhënies sëadresave të gabuara apo të paqarta. Raportohet se numri më i lartë i emigrantëve që kanë aplikuar janë nga Itali, Greqia dhe Gjermania.

kqz zgjedhje

Sondazh

Poll