Politike

"Kontratën me LaCivita do ta publikoj!" Berisha: Rama e anuloi vizitën në Durrës pas denoncimit tim

I pyetur nëse do ta publikojë kontratën me LaCivita për udhëheqjen e fushatës, Berisha u përgjigj se do ta bënte këtë.

13 Shkurt 2025, 15:11 Nga M.B
"Kontratën me LaCivita do ta publikoj!" Berisha: Rama e anuloi
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi para gazetarëve në oborrin e Kuvendit se kryeministri Edi Rama e anuloi vizitën në paraburgimin e Durrësit te kryebashkiaku Erion Veliaj pas denoncimit që bëri ai. Berisha tha se paralajmëron Xhedet Troplinin që mos të mos kërcënojë Veliajn. I pyetur nëse do ta publikojë kontratën me LaCivita për udhëheqjen e fushatës, Berisha u përgjigj se do ta bënte këtë.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Por nuk është vetëm kjo të dashur qytetarë. Janë një seri e pafundme komunikimesh të Ramës me botën e krimit, zotime dhe angazhime të Edi Ramës për shpërblime me leje ndërtimi kundrejt shumave përrallore të lara në kulla dhe aktivizimeve në zgjedhje. Pra në këtë aspekt bota e krimit po zien. U njoftua se po shkonte në Durrës, e denoncova sepse dyshova shumë se po shkonte ti çonte Pojën Erion Veliajt. Dhe unë i jap paralajmërimin më të fortë Xhevdet Troplinit; të mos përzihet, të mos kërcënojë, se do të ketë pasojat më të rënda.

Se nuk e çoi kot. E anuloi vizitën, sigurisht se e denoncova në media, dhe e dinte se do të shkonit dhe ju pas, e skishte si të takohej me të. Tani të dashur qytetare dhe qytetarë! Halle, halle kjo dynja, halli, hallit nuk i ngjan. Edi Ramës i janë mbytur xhemitë. Sot në sytë e botës ai është një kukull mjerane e Xhorxh Sorosit. Ai siç e patë ju, ka fshirë të gjitha fotografitë që ka pasur në Instagram me Alexis Soros, dhe me Yuri Kim.

Pyetje: Kontratë me LaCivita do ta publikoni?

Sali Berisha: Absolutisht po, dhe po të garantoj se e tëra do të kalojë, do të jetë para me origjinë të kristaltë me transfertë bankare siç kërkon ligji dhe rregulli, pa asnjë dyshim. Ju falënderoj.

sali berisha

Sondazh

Poll