Sport

Offside gjysmë automatik, do të testohet për herë të parë në FA Cup të Anglisë!

Pothuajse një vit pas miratimit unanim të tij në prill 2024, rregulli gjysmë automatik i pozicionit jashtë loje do të testohet për herë të parë në Angli, në raundin e pestë të FA Cup, në shtatë nga tetë ndeshjet e kësaj faze të kompeticionit.

13 Shkurt 2025, 16:58 Nga DOSJA
Offside gjysmë automatik, do të testohet për herë të

ANGLI - Së shpejti një risi e madhe në futbollin anglez. Federata Angleze e Futbollit (FA) njoftoi të enjten se teknologjia gjysmë automatike e pozicionit jashtë loje do të testohet për herë të parë gjatë raundit të pestë të Kupës FA, në të gjitha stadiumet e klubeve të Premierligës, ku do të zhvillohet një ndeshje.

Përjashtim i vetëm do të jetë ndeshja ndërmjet skuadrës së Championship, Preston dhe Burnley. Suksesi i mundshëm i këtij testi në shkallë të plotë do t'i hapë dyert për futjen e pozicionit jashtë loje gjysmë automatike në Premier League gjatë sezonit actual.

Teknologjia gjysmë e automatizuar e offside do të mundësojë vendosje më efikase të linjës virtuale, bazuar në gjurmimin optik të lojtarëve dhe do të prodhojë grafikë virtuale për të siguruar një përvojë të përmirësuar në stadium dhe në ajër për tifozët.

"Funksionimi i teknologjisë gjysmë të automatizuar offside, nuk ndryshon saktësinë e vendimmarrjes, por përmirëson shpejtësinë dhe efikasitetin e procesit," siguroi organi kryesor i futbollit anglez në një deklaratë.

I përdorur tashmë në Kupën e Botës 2022 në Katar dhe Euro 2024 në Gjermani, offside gjysmë automatike po përdoret edhe në La Liga dhe Champions League këtë sezon. Për kujtesë, kjo pajisje përdor kamera të shumta që ndjekin lojtarët dhe topin, në mënyrë që më pas të lejojë krijimin e një linje offside virtuale, për të përcaktuar nëse ka apo jo me të vërtetë pozicion jashtë loje.

Në Angli, ndërsa orari i ndeshjeve të Kupës ende nuk është përcaktuar saktë, tashmë e dimë se raundi i pestë i kompeticionit do të zhvillohet fundjavën e së shtunës më 1 mars.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll