Sport

Neymar befason me topin e ndeshjes, sipas tij ai “ndikoi edhe në humbjen” e Santosit ndaj Corinthians!

13 Shkurt 2025, 15:00 Nga DOSJA

BRAZIL - Sulmuesi brazilian, Neymar Junior ka kritikuar cilësinë e topit, me të cilin luhet në Superligën e Brazilit. Santos u largua i zhgënjyer nga fusha, pas humbjes 2-1 ndaj Corinthians në ndeshjen e kampionatit Paulista, të vlefshme për xhiron e nëntë.

Ylli i Santosit, Neymar kritikoi topin e ndeshjes, duke bërë thirrje për përmirësime në cilësi. “Me gjithë respektin për ‘Penalty’ (furnizuesi i topave), topi duhet të jetë më i mirë. Filipe Luis e përmendi më parë dhe jam dakord, është shumë i keq”, ka thënë Neymar pas ndeshjes.

Neymar befason me topin e ndeshjes, sipas tij ai “ndikoi edhe në

Mbrojtësi i Corinthians, Andre Ramalho gjithashtu vuri në dukje fluturimin e pazakontë të topit, duke i bërë të vështira duelet ajrore. Pavarësisht humbjes, Neymar ndjeu se Santos performoi më mirë se në ndeshjet e fundit: “Ne luajtëm mirë, por klasiket vendosen nga detajet”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll