Sport

Vinicius i tunduar nga Arabia Saudite, Perez propozon: "Sa dëshiron të qëndrosh?"

Perez ka vendosur ta nisë Kupën e Botës me numri 7 të tij, duke ditur se cila do të ishte shifra "e duhur" për të nënshkruar një marrëveshje të re.

13 Shkurt 2025, 14:08 Nga DOSJA
Vinicius i tunduar nga Arabia Saudite, Perez propozon: "Sa dëshiron

SPANJE - Pavarësisht mohimeve të zakonshme, Arabia Saudite është një tundim i madh për Vinicius Junior dhe, sipas Marca, lamtumira e brazilianit me Real Madridin mund të materializohet edhe këtë verë. Në fund të fundit, një ofertë prej 200 milionë lekësh në sezon për 5 vite do të lëkundej këdo, por largimi nga klubi më i mirë në botë nuk është i lehtë.

Presidenti Florentino Perez e di mirë këtë dhe ai nuk ka dëshirë të humbasë një nga yjet e tij: numri një i ‘blancos’ tashmë po studion kundërsulmin dhe, siç raportohet nga As, është gati të hapë negociatat përpara afatit për rinovimin e kontratës së tij, e cila skadon në vitin 2027.

Përballë këmbënguljes së klubeve saudite, Perez ka vendosur ta nisë Kupën e Botës me numri 7 të tij, fillimisht duke ditur se cila do të ishte shifra "e duhur" për të nënshkruar një marrëveshje të re.

Tashmë përfaqësuesit e lojtarit janë përgjigjur dhe i kanë dërguar kërkesat e tyre presidentit. Në vitin 2022, Vinicius arriti të "rrëmbejë" një pagë prej rreth 15 milionë euro në sezon (pa përfshirë bonuset e ndryshme), gjë që e vendos atë në të njëjtin nivel me Mbappé, edhe nëse francezi merr një bonus të konsiderueshëm nënshkrimi, dhe mbi Bellingham (paga e të cilit thuhet të jetë midis 8 dhe 10 milionë euro në sezon).

Objektivi i Real Madridit mbetet të ruajë njëfarë ekuilibri mes pagave të tre yjeve më të rëndësishëm. Mbetet për t'u parë nëse kjo do të mjaftojë për ta bindur Vinicius-in t'i rezistojë tundimit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll