Umut Meler, arbitri i penalltisë së dhënë kundër Atalantës është i njohur për 'bëmat' e tij, ai është goditur me grushte në fushë
BELGJIKE- Dje, Atalanta humbi ndeshjen e parë të play-off-it të Champions League në minutën e 94-të për shka...
Tifozët e Celtic-ut I kërkojnë UEFA-s t’i tregojë Izraelit një karton të kuq!
SKOCI - Lojtarët e Celtic-ut janë mundur 2-1 nga Bayern Munichu mbrëmjen e së mërkurës në ndeshjen e parë fazës ‘play-off’ të Chaampions League dhe ndeshja është shënuar nga një koreografi e tifozëve vendas.
‘Brigada e Gjelbër’, një grup i njohur tifozësh të Celtic-ut, shpesh shprehin mbështetje për Palestinën, veçanërisht pas fillimit të sulmeve izraelite në Gaza në tetor të 2023.
Mbrëmë, gjatë ndeshjes kundër Bayernit, tifozët më të zjarrtë të Celtic-ut në tribuna shpalosën një pankartë të madhe me një mesazh për UEFA-n.
“Tregoni ‘Izraelit’ një karton të kuq”, shkruhej në koreografi, ku fjala “Izrael” ishte e shkruar me bojë të kuqe që, si gjaku, rrjedh nga shkronjat. Poshtë mesazhit, ata mbanin qindra kartonë të kuq dhe valëvitnin flamurin palestinez.
Mesazhi për t’i treguar Izraelit një karton të kuq është i qartë, nëse futbollistët rusë përjashtohen për sulmin e vendit të tyre ndaj Ukrainës dhe nuk mund të marrin pjesë në asnjë garë të UEFA-s, atëherë edhe izraelitët duhet të kenë të njëjtin trajtim për sulmin ndaj palestinezëve.
Por, një gjë është e sigurt, Celtic do të dënohet, siç kanë bërë shumë herë më parë, për mbështetjen e tifozëve të tyre për Palestinën.
B.T (Dosja.al)
BELGJIKE- Dje, Atalanta humbi ndeshjen e parë të play-off-it të Champions League në minutën e 94-të për shka...
SPANJE - Pavarësisht mohimeve të zakonshme, Arabia Saudite është një tundim i madh për Vinicius Junior dhe, sipas M...
ANGLI - Arsyeja e vërtetë pse kapiteni i Liverpoolit, Virgil van Dijk, nuk e vendos mbiemrin në fanelën e tij është zbuluar dhe ...
SPANJE - Futbollisti 18-vjeçar Guo Jiaxuan nga Kina, pësoi një aksident në fushë teksa mori një goditje me gju në kokë...
ANGLI - Sipas mediave angleze, Liverpooli ka gjetur një zëvendësues për Mohamed Salah. Ky është anësori i klubit francez Nice...
ITALI - Davide Calabria është prezantuar të martën si lojtar i ri i Bologna. Gjatë konferencës së tij të parë p&eum...
ZVICER - Ditën e sotme do të luhen 8 ndeshje në Europa League, ku 16 skuadra do të bëjnë mes tyre llogaritë për fazë...
SHBA - Për të dytin vit radhazi, Cristiano Ronaldo kryeson renditjen e sportistëve më të paguar në botë, me të ardhura...
ITALi - Mesfushori shqiptar Kristjan Asllani mund t’i shërbejë Interit për të marrë në Milano sulmuesin e të ardhmes. ...
GJERMANI - Vitet e fundit, tifozët e Bayern Munichut, të cilët janë shumë të lidhur me traditën, kanë qenë shpesh...