13 Shkurt 2025, 11:19
Nga r.ll
bardhi, hoxha
TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka debatuar me ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxhën lidhur me grumbullimin e mbështetësve të kryebashkiakut Erion Veliaj para Gjykatës së Posaçme.
Bardhi tha se dje jashtë GJKKO-së dhe SPAK nuk ka pasur asnjë prezencë të punonjësve të policisë për të shpërndarë një grumbullim të cilin e cilësoi të paligjshëm.
Hoxha nga ana tjetër tha se grumbullimi i djeshëm nuk ishte tubim apo protestë i lajmëruar më parë, por ishin persona të mbledhur në mbështetje të Veliajt. Sipas tij grumbullimi ishte i menjëhershëm dhe nuk pati incidente.
Bardhi: Një turmë individësh punonjës të bashkisë së Tiranës kanë pushtuar ambientet e jashtme të GJKKO-së dhe SPAK-ut dhe nuk ka pasur asnjë prezencë të punonjësve të policisë për të shpërndarë një grumbullim të paligjshëm. Drejtorët e bashkisë së Tiranës urdhëronin punonjësit që të dilnin në protestë në mbështetje të një personi të akuzuar për korrupsion, jo vetëm që nuk ka pasur një shpërndarje të këtij tubimi, asnjë punonjës të policisë por është penguar për minuta të tëra që dërgohej i akuzuari për korrupsion në paraburgim dhe nuk ka pasur asnjë ndërhyrje të policisë së shtetit. Policia dje ka lejuar një tubim të paligjshëm dhe nuk kemi dëgjuar që policia të nisë një procedim penal për drejtorët batakçi, që t’i procedojë që dje bllokuan rrugët dhe të japë llogari ku ishte policia e shtetit.
Hoxha: Dje menjëherë simpatizantë dhe dashamirës të bashkisë janë grumbulluar për të mbështetur kryetarin e bashkisë, nuk kemi të bëjmë me tubim apo protestim të lajmëruar më parë. Jemi në kushtet ku këta simpatizantë dëshironin që të ishin prezentë në dhënien e vendimit. Forcat e policisë janë afruar. Është e vërtetë që është bërë disa minuta bllokimi i rrugës por nuk është e vërtetë që policia braktisi detyrën. Por grumbullimi i ishte i menjëhershëm, njerëzit erdhën papritur. Dje nuk ka pasur asnjë incident.
gazment bardhi ervin hoxha
Politike
13 Shkurt 2025, 11:13
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka postuar një video në rrjetet sociale ku flet për fshirjen e fotove...
Politike
13 Shkurt 2025, 11:06
r.ll
kuvendi
TIRANË- Deputeti Asllan Dogjani ka zhvilluar sot në Kuvend një interpelancë me ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha pë...
Politike
13 Shkurt 2025, 11:01
M.B
Alex Soros dhe Edi Rama
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka bërë një postim në rrjetet sociale ku thotë s...
Politike
13 Shkurt 2025, 10:56
N.F
Ministri Hoxha
TIRANË- Ministri Ervin Hoxha në interpelancën e thirrur nga deputeti demokrat i është përgjigjur Dogjanit duke...
Politike
13 Shkurt 2025, 10:52
r.ll
kuvendi
TIRANË- Seanca e sotme plenare ka nisur me interpelancën e kërkuar nga deputeti demokrat, Asllan Dogjani me ministrin e Brendsh&eum...
Politike
13 Shkurt 2025, 10:44
M.B
Çifti
TIRANA- Gazetari Flamur Vezaj ka bërë postim në rrjetet sociale ku flet për grantin e Ambasadës Amerikane në...
Politike
13 Shkurt 2025, 10:47
N.F
Sula
TIRANË- Deputeti demokrat, Dashnor Sula gjatë fjalës së tij në nisje të seancës plenare në Kuvend ka akuzuar m...
Politike
13 Shkurt 2025, 10:43
r.ll
asllan dogjani
TIRANË- Në Kuvend po zhvillohet interpelanca e kërkuar nga deputeti i PD-së, Asllan Dogjani me ministri...
Politike
13 Shkurt 2025, 10:23
N.F
Ministri Hoxha
TIRANË- Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha para se të futej në ambietnet në Kuvend u pyet nga gazetarë...
Politike
13 Shkurt 2025, 10:35
r.ll
erion brace
TIRANË- Deputeti Erion Braçe ka marrë fjalën në nisje të seancës së sotme plenare. Braçe ...