Politike

VIDEO/ "Në 12 janar u vra biznesmeni Fadil Nasufi", Dogjani ngatërron emrat e viktimave me deputetët: Në 24 janar vritet në Kamëz Lulzim Basha…Lulzim Visha

Për ngatërrimin e emrit të Lulzim Bashës, Dogjani tha se e bëri për humor. 

13 Shkurt 2025, 11:06 Nga r.ll
VIDEO/ "Në 12 janar u vra biznesmeni Fadil Nasufi", Dogjani
kuvendi

TIRANË- Deputeti Asllan Dogjani ka zhvilluar sot në Kuvend një interpelancë me ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha për sigurinë në vend. Dogjani gjatë fjalës së tij lidhur me vrasjet e ndodhura deri tani për kët vit ngatërroi emrat e viktimave me emra politikanësh. 

Konkretisht, ai ngatërroi emrin e biznesmenit Bujar Nasufi, të vrarë më 12 janar me emrin e deputetit socialist, Fadil Nasufi.  Më pas ngatërroi dhe emrin e Lulzim Vishës të vrarë më 24 janar me emrin e deputetit Lulzim Basha. Për këtë të fundit, Dogjani tha se e bëri për humor. Pas këtij momenti, deputetët e Kuvendit shpërthyen në të qeshura.

“2025 ka nisur me vrasje. Në 7 janar u vra Ramazan Mataj, në 12 janar u biznesmeni Fadil Nasufi te pallati me shigjeta dhe autorët dogjën motorin…më fal, më fal, u vra Bujar Nasufi. Nuk të gjen gjë Fadil (i drejtohet deputetit të PS, Fadil Nasufi). Fadil do të zgjatet jeta më shumë. Në 24 janar vritet në Kamëz Lulzim Basha…Lulzim Visha. Këtë e bëra për humor, por nuk është humor”, tha Dogjani.

asllan dogjani seance plenare 13 shkurt 2025

Sondazh

Poll

Politike 13 Shkurt 2025, 10:13 N.F

Nis seanca e sotme plenare në Kuvend

Spiropali TIRANË- Ka nisur seanca e sotme plenare në Kuvend. Kryeparlamentarja, Elisa Spiropali nisi seancën duke lexuar rendin e dit&e...