13 Shkurt 2025, 10:56
Nga N.F
Ministri Hoxha
TIRANË- Ministri Ervin Hoxha në interpelancën e thirrur nga deputeti demokrat i është përgjigjur Dogjanit duke u shprehur se nuk mund të bëjnë politikë me drama familjare dhe jetë njerëzish. Hoxha u shpreh se ngrihet pretendimi se ka më shumë vrasje dhe më pak siguri apo më shumë vepra penale me një dramë familjare.
Ai tha se nuk mund të baltoset puna e mijëra punonjësve të Policisë së Shtetit. Ministri shtoi se ka rënie progresive të numrit të vrasjeve nga viti në vit. Ai tja se progresi po shënon rekord historik. Sipas tij në vitin 2024 janë regjistruar 41 vrasje në vit dhe më 2025 kemi vetëm 35 vrasje, kundrejt 200 vrasjeve në vitin 2012. Hoxha tha se kanë fuqizuar të gjithë mekanizmat lokalë të forcimit dhe sigurisë, me këshillat në komunitet dhe ata vendor të sigurisë.
Fjala e ministrit Ervin Hoxha:
Nuk e kuptova fare arsyen e thirrjes së interpelancës së Dogjanit, megjithatë unë jam i gatshëm të përgjigjem këtu për çdo pyetje si autoriteti më i lartë i institucionit të rendit dhe sigurisë në vend. Garantimi i rendit dhe sigurisë për qytetarët shqiptarë janë prioriteti kryesor i qeverisë, ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit. Por duke qenë punë komplekse, ka nevojë edhe për përmirësime.
Si bashkëpunimi me partnerët, përmirësimi i ligjit, të drejtës penale, teknologjia e sofistikuar dhe implementimi i saj. Ajo që thoni ju nuk është e vërtetë, është tragjedi familjare, dramë familjare, e marrë nga njerëz të thjeshtë dhe të rënduar psikologjikisht. Ngrihet pretendimi se ka më shumë vrasje dhe më pak siguri apo më shumë vepra penale. Nuk mund të bëjmë politikë me këtë dramë familjare dhe jetë. Nuk mund të baltoset puna e mijëra punonjësve të Policisë së Shtetit.
Ka rënie progresive të numrit të vrasjeve nga viti në vit, shënon rekord historik. Në vitin 2024 kemi pasur 41 vrasje në vit dhe më 2025 kemi vetëm 35 vrasje, kundrejt 200 vrasjeve në vitin 2012. Deri në këto momente mbi 80% e vrasjeve janë zbuluar dhe 94 për qind vrasjet në tentativë të sbuluara. Shiffrat flasin vetë, por nuk dëshmojnë çrrënjosjen totale të kriminalitetit, sepse historia e tregon se është e pamundur, madje edhe në vende më të zhvilluara. Pjesa më e madhe e krimeve të vrasjeve vijnë nga motive e shkaqe banale, shkaqe të çastit.
Kemi fuqizuar të gjithë mekanizmat lokalë të forcimit dhe sigurisë, me këshillat në komunitet dhe ata vendor të sigurisë. Konstatimet dashakeqe për sigurinë kanë qëllime të eklipsojnë rezultatet e arritura këto vite. Ndihem i keqardhur që po përdorni e trajtoni publikun si spektatorë, me raste fatkeqe.
ministri ervin hoxha
Politike
13 Shkurt 2025, 10:52
r.ll
kuvendi
TIRANË- Seanca e sotme plenare ka nisur me interpelancën e kërkuar nga deputeti demokrat, Asllan Dogjani me ministrin e Brendsh&eum...
Politike
13 Shkurt 2025, 10:44
M.B
Çifti
TIRANA- Gazetari Flamur Vezaj ka bërë postim në rrjetet sociale ku flet për grantin e Ambasadës Amerikane në...
Politike
13 Shkurt 2025, 10:47
N.F
Sula
TIRANË- Deputeti demokrat, Dashnor Sula gjatë fjalës së tij në nisje të seancës plenare në Kuvend ka akuzuar m...
Politike
13 Shkurt 2025, 10:43
r.ll
asllan dogjani
TIRANË- Në Kuvend po zhvillohet interpelanca e kërkuar nga deputeti i PD-së, Asllan Dogjani me ministri...
Politike
13 Shkurt 2025, 10:23
N.F
Ministri Hoxha
TIRANË- Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha para se të futej në ambietnet në Kuvend u pyet nga gazetarë...
Politike
13 Shkurt 2025, 10:35
r.ll
erion brace
TIRANË- Deputeti Erion Braçe ka marrë fjalën në nisje të seancës së sotme plenare. Braçe ...
Politike
13 Shkurt 2025, 10:14
r.ll
rama ne bashki
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka shkuar sërish ditën e sotme në bashkinë e Tiranës. Sipas raportimeve, Rama ka...
Politike
13 Shkurt 2025, 10:13
N.F
Spiropali
TIRANË- Ka nisur seanca e sotme plenare në Kuvend. Kryeparlamentarja, Elisa Spiropali nisi seancën duke lexuar rendin e dit&e...
Politike
13 Shkurt 2025, 10:02
N.F
Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama në lidhjen e tij live nga rrjetet sociale ka folur për zgjedhjet e 11 majit. Rama gjatë fjalës ...
Politike
13 Shkurt 2025, 09:51
N.F
Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm në një lidhje live në rrjetet sociale ka bërë me dije se ...