Politike

"Rama fshin fotot me Alex Soros!" Berisha: 3 vite më parë bashkë me Yuri Kim fshinë fotot e mia nga ekspozita e 100 vjetorit të marrëdhënieve me SHBA-të

Berisha thotë se kjo është "woke culture" sepse sot Rama ka fshirë të gjitha fotot me Alex Soros dhe Yuri Kim nga mediat e tij sociale.

13 Shkurt 2025, 11:13 Nga M.B
"Rama fshin fotot me Alex Soros!" Berisha: 3 vite më parë
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka postuar një video në rrjetet sociale ku flet për fshirjen e fotove me Alex Soros nga ana e kryeministrit Edi Rama në rrjetet soicale. Berisha thotë se 3 vite më parë Rama dhe ish-ambasadorja ameriaken Yuri Kim fshinë të gjitha fotot e tij nga ekspozita e 100 vjetorit të marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Berisha thotë se kjo është "woke culture" sepse sot Rama ka fshirë të gjitha fotot me Alex Soros dhe Yuri Kim nga mediat e tij sociale.

"Tre vjet më parë Edi Rama dhe Yuri Kim fshinë të gjitha fotot e mia nga ekspozita e 100 vjetorit të marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sot Edi Rama ka fshirë të gjitha fotot me Alex Soros dhe Yuri Kim nga mediat e tij sociale. Woke culture miq", thotë Berisha në video.

sali berisha

Sondazh

Poll