Politike

Ministri Hoxha për grumbullimin e mbështetësve të Veliajt para GJKKO-së: Ishte e pa paralajmëruar! Ata ishin simpatizantë dhe jo protestues

Ministri gjatë fjalës së tij Hoxha u shpreh se protesta ishte e pa paralajmëruar. Ai theksoi se u bë një grumbullim i paparalajmëruar dhe se në rastet e tjera ka pasur lajmërim te Policia e Shtetit.

13 Shkurt 2025, 10:23 Nga N.F
Ministri Hoxha për grumbullimin e mbështetësve të Veliajt
Ministri Hoxha

TIRANË- Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha para se të futej në ambietnet në Kuvend u pyet nga gazetarët për mungesën e masave policore në protestën e punonjësve të Bashkisë së Tiranës para godinës së GJKKO. Protesta u mbajt para godinës së GJKKO gjatë vlerësimit të masave të sigurisë ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj dhe 7 të tjerëve.

Ministri gjatë fjalës së tij Hoxha u shpreh se protesta ishte e pa paralajmëruar. Ai theksoi se u bë një grumbullim i paparalajmëruar dhe se në rastet e tjera ka pasur lajmërim te Policia e Shtetit. Ministri Hoxha tha se ata ishin simpatizantë dhe jo protestues.

“Protesta ishte e paparalajmëruar. Janë dy raste të ndryshme, çështje të ndryshme. U bë një grumbullim i paparalajmëruar, në rastet e tjera ka pasur lajmërim te Policia e Shtetit. Ishin simpatizantë dhe jo protestues. Kur shkon Berisha njofton, ndaj ka edhe polici”, tha Hoxha.

hoxha

Sondazh

Poll

Politike 13 Shkurt 2025, 10:13 N.F

Nis seanca e sotme plenare në Kuvend

Spiropali TIRANË- Ka nisur seanca e sotme plenare në Kuvend. Kryeparlamentarja, Elisa Spiropali nisi seancën duke lexuar rendin e dit&e...