Politike

Jo vetëm autobusin e Veliajt/ Administrata e Bashkisë pengon dhe prokurorin Olsi Dado të largohet nga GJKKO

Administrata e bashkisë që ndodheshin aty kanë nisur një sulm kundër prokurorëve dhe gjykatësve. Punonjësit e bashkisë kanë nisur një ofendim për prokurorët duke i kanë quajtur "Palaço".

12 Shkurt 2025, 22:49 Nga E. D
 

Jo vetëm autobusin e Veliajt/ Administrata e Bashkisë pengon dhe

TIRANË - Tensione janë regjistuar mbrëmjen e sotme në ambjentet e jashtme të Gjykatës së Posaçme aty ku u dha vendimi për kryebashkiakun Veliaj dhe të pandehurit e tjerë të akuzuar për korrupsion pasiv dhe pastrim parash.

Administrata e bashkisë që ndodheshin aty kanë nisur një sulm kundër prokurorëve dhe gjykatësve. Punonjësit e bashkisë kanë nisur një ofendim për prokurorët duke i kanë quajtur "Palaço".

Gjykata e Posaçme pas një seance maratonë e cila zgjati 6 orë la të pandryshuar masën "Arrest me burg" për Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe për bznesmenin Elman Abule. Ndërsa për bashkëshorten e Veliajt, Ajola Xoxën është ndryshuar masa e sigurisë nga "Arrest në shtëpi" në "Detyrim Paraqitje". E njëjta masë është lënë edhe për biznesmenët e tjerë të përfshirë në dosje.

olsi dado

Sondazh

Poll